1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, SHPALL

KONKURS 

për zgjedhjen e kandidatëve për vendet e punës:

  1. Zyrtar i Lartë për POS në Njësinë për Pagesa dhe Procesim të Parasë së Gatshme (një vend pune)
  2. Zyrtar për Parandalimin e Mashtrimit në Njësinë për Pagesa dhe Procesim të Parasë së Gatshme (një vend pune)

Zyrtar i Lartë për POS

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financa, Banka, Menaxhment ose Informatikë;
  • Minimum 3 vite përvojë pune në sektorin bankar ose financiar, preferohet në fushën e kartelave, pagesave, ATM/POS ose operacioneve bankare;
  • Integritet i lartë, etikë profesionale dhe besueshmëri në trajtimin e informacioneve dhe çështjeve të ndjeshme;
  • Njohuri të avancuara të paketës Microsoft Office;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Përgatitja e specifikimeve teknike dhe teknologjike për produkte dhe projekte;
  • Komunikimi dhe koordinimi me ofruesit e jashtëm, qendrën e procesimit dhe partnerët e kartelave;
  • Menaxhimi dhe realizimi i projekteve të implementimit dhe certifikimit;
  • Testimi i produkteve dhe funksionaliteteve të reja (UAT Testing);
  • Hartimi i proceseve, procedurave dhe udhëzimeve për përdoruesit;
  • Bashkëpunimi në trajtimin dhe zgjidhjen e ankesave të klientëve;
  • Identifikimi, propozimi dhe zbatimi i përmirësimeve në produkte dhe procese;
  • Kryerja e detyrave komplekse profesionale dhe organizative në fushën e përgjegjësisë;

Zyrtar për Parandalimin e Mashtrimit

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financa, Banka, Menaxhment ose Informatikë;
  • Minimum 3 vite përvojë pune në sektorin bankar ose financiar, preferohet në fushën e kartelave, pagesave, ATM/POS, bankingut elektronik ose operacioneve bankare;
  • Integritet i lartë, etikë profesionale dhe besueshmëri në trajtimin e informacioneve dhe rasteve të ndjeshme;
  • Njohuri të avancuara të paketës Microsoft Office;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, komunikuese dhe organizative;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Zhvillimi dhe trajtimi i aktiviteteve që lidhen me parandalimin e keqpërdorimeve të kartelave dhe shërbimeve elektronike/mobile banking;
  • Përgatitja dhe përditësimi i udhëzimeve, metodologjive dhe politikave për identifikimin dhe trajtimin e transaksioneve të dyshuara;
  • Vendosja dhe zhvillimi i standardeve dhe metodologjive të reja për zbulimin dhe parandalimin e mashtrimeve;
  • Analizimi i trendeve dhe rreziqeve të mashtrimit, si dhe dhënia e rekomandimeve për përmirësime;
  • Zhvillimi dhe trajtimi i hetimeve lidhur me rastet e dyshuara të keqpërdorimit të kartelave dhe shërbimeve e/m banking;
  • Përgatitja e analizave, raporteve dhe materialeve komplekse për menaxhmentin dhe palët relevante;
  • Përgatitja e planeve të punës dhe programeve zhvillimore për fushën e parandalimit të mashtrimit;
  • Bashkëpunimi me njësitë e brendshme dhe partnerët e jashtëm për identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve;
  • Propozimi dhe zbatimi i iniciativave dhe përmirësimeve për rritjen e sigurisë dhe efikasitetit operacional;

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 13 gusht 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet