1
PREMIUM PLUS

Udhëheqës i Ekipit të Sigurisë / Recepcion

Ruaj
Delta Security SHPK
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

SHPALLJE KONKURSI PËR PUNË

Delta Security, me përvojë që nga viti 2001 në ofrimin e shërbimeve profesionale dhe të avancuara të sigurisë, shpall vende të lira pune për poziten e mëposhtme:

Pozita: Udhëheqës i Ekipit të Sigurisë / Recepcion

Vendi I Punës: Sutherland - Prishtinë

Përshkrimi i Detyrave të Punës

Si Udhëheqës i Ekipit të Sigurisë / Recepcion, ju do të jeni përgjegjës për ruajtjen e sigurisë fizike, monitorimin e ambienteve të kompanisë dhe menaxhimin e kontrollit të hyrje-daljeve, duke siguruar një mjedis të sigurt për stafit dhe vizitorët.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Monitorimi i ambienteve të kompanisë dhe sistemeve të sigurisë
  • Menaxhimi dhe kontrolli i hyrje-daljeve të punonjësve, klientëve dhe vizitorëve.
  • Regjistrimi i të dhënave bazë në kompjuter gjatë ndërrimeve.
  • Raportimi i çdo incidenti apo parregullsie te menaxhmenti përkatës.
  • Zbatimi i rregulloreve të brendshme të sigurisë dhe protokolleve emergjente.

Kërkesat dhe kualifikimet:

  • Gjuha Angleze: Nivel i mirë i komunikimit (me shkrim dhe me gojë).
  • Aftësi Kompjuteri: Njohuri të kompjuterit (MS Office, e-mail, regjistrime të dhënash).
  • Përvojë paraprake në fushat e sigurisë ose pozicione të ngjashme (përbën avantazh).
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe sjellje profesionale.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
  • Fleksibilitet për të punuar me ndërrime.

Çfarë ofrojmë:

  • Ambience pune profesionale dhe dinamike.
  • Pagë konkurruese dhe kushte të mira pune.
  • Mundësi zhvillimi dhe trajnimi profesional.

Afati dhe forma e aplikimit:

Afati i aplikimit është deri me 05.09.2026 Kandidatët e interesuar mund të lajmërohen çdo ditë pune nga ora 09:00 deri 17:00 në zyrën qendrore të kompanisë, adresa: Rr. Enver Maloku nr. 108/1 Bregu i Diellit (në objektin  Furra Qerimi  1, kati III-të), Prishtinë, apo ti dërgoni CV-të përmes postës elektronike në e-mail adresën: apliko@deltasecurity.biz

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet