1
PREMIUM PLUS

Laborant/e dhe Operator/e në Sistemin e Filtrimit

Ruaj
Mokne
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania Mokne Group L.L.C. është kompani e re prodhuese e cila aktivitetet e saja i ka filluar në vitin 2022 ku për qëllim primar ka prodhimin dhe shitjen e ujit natyral të amballazhuar.

Emri Mokne është marrë nga Bjeshkët e Istogut ku njihet për burimet e shumta dhe cilësore të ujit e që na motivon dhe jemi krenarë që ti ofrojm vendit tonë dhe tregut të jashtëm një ujë të këtij niveli.

Ne besojmë në njohjen dhe shpërblimin e punonjësve të jashtëzakonshëm dhe ofrojmë mundësi për rritje dhe avancim brenda kompanisë sonë.

Prandaj nëse keni dëshirë për të qenë pjesë e një kompanie inovative, dinamike dhe profesionale, ju inkurajojmë të aplikoni!

Lokacioni: Istog

Pozita e punës: Laborant/e dhe operator/e në sistemin e filtrimit

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Kryerja e analizave fiziko-kimike sipas procedurave laboratorike.
  • Marrja dhe analizimi i mostrave nga prodhimi.
  • Evidentimi dhe raportimi i rezultateve të analizave.
  • Mirëmbajtje operative e sistetmit të filtrimit.
  • Sigurimi i respektimit të standardeve të cilësisë dhe sigurisë.
  • Bashkëpunimi me ekipin e prodhimit për përmirësimin e proceseve.

Kërkesat dhe Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Kimi Inxhinierike ose fushë të ngjashme.
  • Përvoja në laborator ose në industri të prodhimit përbën përparësi.
  • Njohuri për pajisjet laboratorike dhe standardet e kontrollit të cilësisë.
  • Aftësi të mira organizative dhe punë në ekip.
  • Të ketë gatishmëri për punë me ndërrime, sipas nevojave të kompanisë.

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre fzikisht në fabrikë apo në adresën elektronike: hr@mokne.com ose duke aplikuar përmes butonit ‘’Apliko këtu’’.

Pse të zgjidhni Mokne Group L.L.C.?

  • Avancimi i karrierës: Ne vlerësojmë talentin dhe përkushtimin e punonjësve tanë. Punetorët e jashtëzakonshëm do të kenë mundësinë për të avancuar karrierën e tyre brenda kompanisë tonë.
  • Ne ofrojmë një rrugë të qartë dhe të strukturuar për karrierën, duke ju lejuar të arrini nivele të reja në aspektin profesional.
  • Pagat dhe benefitet: Ne ofrojmë paga dhe benefite të konkurrueshme për të tërhequr, mbajtur dhe zhvilluar talentët më të mirë.
  • Zhvillimi profesional: Ne besojmë në mësimin e vazhdueshëm dhe rritjen personale duke ofruar programe trajnimi dhe seminare për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë tuaja.
  • Ambienti inovativ i punës: Bashkohuni me një ekip profesionistësh të pasionuar pas kulturës bashkëpunuese. Inkurajojmë kreativitetin, iniciativën dhe ndarjen e ideve për të ndihmuar suksesin e kompanisë sonë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet