1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE

Devolli Corporation – Njësia ‘’LLD’’ SH.P.K  shpall konkurs pune:

Titulli i Pozitës:    NDIHMËS I AGJENTIT TË SHITJES PËR VENDING MACHINE 

Lokacioni: Pejë dhe Prishtinë

Data e hapjes:     21.07.2026

Data e mbylljes:  15.08.2026

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË PËR NDIHMËSIN E AGJENTIT TË SHITJES:

  • Të asistoj në përfundimin e detyrave dhe përgjegjësive të agjentit të shitjes,
  • Të jetë i gatshëm për zëvëdësime në rast të mungesës së agjentit apo në raste të tjera nevoje,
  • Mbështet organizimin dhe realizimin e vizitave tek klientët ekzistues dhe potencialë; 
  • Asiston në identifikimin e klientëve të rinj dhe mundësive për zgjerimin e tregut; 
  • Bashkëpunon me ekipin e shitjes për realizimin e objektivave të departamentit; 
  • Kryen detyra të tjera të lidhura me procesin e shitjes sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit
  • Kryen pastrimin e rregullt të aparateve vending, si nga pjesa e jashtme ashtu edhe nga pjesët funksionale sipas standardeve të kompanisë; 
  • Kujdeset për higjienën e aparateve në çdo lokacion; 
  • Kontrollon funksionimin e aparateve dhe raporton menjëherë çdo defekt ose parregullsi; 
  • Siguron që aparatet të jenë të mbushura me produkte dhe materiale përcjellëse sipas standardeve të kompanisë; 
  • Kryen rimbushjen e produkteve duke respektuar parimin FIFO dhe kontrollon afatet e përdorimit; 
  • Siguron që brendimi, ndriçimi dhe materialet promovuese të jenë të vendosura dhe të mirëmbajtura sipas standardeve të kompanisë; 
  • Raporton nevojat për servis, mirëmbajtje teknike dhe zëvendësim të pjesëve tek personat përgjegjës; 
  • Kontribuon në ruajtjen e funksionalitetit dhe cilësisë së shërbimit të aparateve vending në të gjitha lokacionet.

KUALIFIKIMET E KËRKUARA:  

Edukimi: Diploma e shkollës mesme; (përgatitja Universitare është përparësi)  

Përvoja e Punës: Përvoja e punës në fushën e shitjes.

NJOHURITË TJERA:   

  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunkimit,
  • Aftësi të shkëlqyeshme të shitjes, negocimit dhe bashkëpunimit,
  • Të posedoj patentë shoferin, kategoria B,
  • Të jetë në gjendje të punoj në mënyrë të pavarur apo në grup,
  • Të jetë fleksibil dhe të përgjigjet pozitivisht ndryshimeve. 

PROCEDURA PËR APLIKIM : Inkurajohen të gjithë Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV përmes e-mail adresës elektronike në: info@lld-ks.com. Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejmë të rekrutimit.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet