1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

OFERTË PUNE

Mega Auto Parts Kosova

Mega Auto Parts Kosova, kompani lider në tregun e autopjesëve, për shkak të zgjerimit të aktivitetit, shpall konkurs për këto pozita pune:

  • Shitës/e - Prishtinë
  • Vozitës/e (Shoferë) - Prishtinë
  • Shitës/e - Prizren
  • Vozitës/e (Shoferë) - Pejë

Ftojmë kandidatët energjikë, të përgjegjshëm dhe të motivuar të aplikojnë për t’u bërë pjesë e ekipit tonë profesional.

Pozita: Shitës/e

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Prezantimi dhe shitja profesionale e produkteve tek klientët
  • Ofrimi i këshillimit të specializuar për klientët
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët ekzistues
  • Arritja e objektivave mujore të shitjes
  • Raportimi i rregullt tek Menaxheri i Shitjes

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Përvojë e mëparshme në shitjen e autopjesëve (avantazh)
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negocimi
  • Orientim drejt rezultateve
  • Aftësi për punë në ekip
  • Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit

Pozita: Vozitës/e (Shofer)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Shpërndarja korrekte dhe me kohë e porosive tek klientët
  • Barazimi i dokumentacionit dhe pagesave me klientët
  • Bashkëpunim i ngushtë me ekipin e shitjes dhe magazinës

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Patentë shoferi valide (kategoria përkatëse)
  • Përgjegjësi dhe korrektësi në punë
  • Aftësi për punë në ekip

Kompania ofron:

  • Pagë fikse konkurruese + bonuse mbi performancën
  • Ambient profesional dhe stabilitet në punë
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë
  • Trajnime të vazhdueshme profesionale

Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit "Apliko Këtu" ose në:
r.kastrati@megaauto.com.mk

Për informata shtesë: +383 49 224 530

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet