1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE

Pozita: Shofer për Shpërndarjen e Naftës dhe Benzinës (2 vende pune)

Vendi i punës: Shpërndarje në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës
Orari: I plotë

Përshkrimi i detyrave të punës:

Punëtori i kësaj pozite do të kryejë detyrat si vijon:

  • Transportimi dhe shpërndarja e derivateve të naftës (naftë dhe benzinë) te klientët në përputhje me planin e shpërndarjes;
  • Sigurimi i transportit të sigurt dhe në përputhje me rregullat ligjore për transportin e derivateve;
  • Kontrollimi i automjetit dhe pajisjeve para dhe pas çdo transporti;
  • Ngarkimi dhe shkarkimi i derivateve sipas procedurave të kompanisë;
  • Mbajtja e evidencës dhe dokumentacionit përcjellës për çdo dërgesë;
  • Kujdesi për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e automjetit të kompanisë;
  • Respektimi i standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes në punë;
  • Kryerja e detyrave të tjera sipas kërkesës së punëdhënësit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Së paku shkolla e mesme;
  • Patentë shoferi e kategorisë CE (e detyrueshme);
  • Certifikatë ADR e vlefshme për transportin e mallrave të rrezikshme (e detyrueshme);
  • Përvojë pune në transportin e derivateve ose mallrave është përparësi;
  • Njohuri të rregullave të trafikut dhe transportit të mallrave;
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe etikë e lartë profesionale;
  • Gatishmëri për punë në terren dhe orar fleksibil.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV (Curriculum Vitae);
  • Kopje të letërnjoftimit;
  • Kopje të patentë shoferit;
  • Referenca nga punët e mëparshme (nëse ka).

Mënyra e aplikimit:

Dokumentet mund të dorëzohen:

  • Fizikisht në adresë: Rruga: Lagja Marigona – Preoc, Graçanicë
  • Përmes emailit: hr@laboil-ks.com
  • Për informata: 045 188 501
  • apo përmes butonit të mëposhtëm

KONKURS PUNE

Pozita: Shofer për Shpërndarjen e Koksit (2 vende pune)

Vendi i punës: Transport ndërkombëtar (jashtë territorit të Republikës së Kosovës)
Orari: I plotë

Përshkrimi i detyrave të punës:

Punëtori i kësaj pozite do të kryejë detyrat si vijon:

  • Transportimi dhe shpërndarja e koksit në destinacione ndërkombëtare sipas planit të kompanisë;
  • Sigurimi i transportit të sigurt dhe në përputhje me legjislacionin vendor dhe ndërkombëtar;
  • Kontrollimi i automjetit dhe pajisjeve para nisjes dhe pas përfundimit të çdo transporti;
  • Mbajtja dhe administrimi i dokumentacionit të nevojshëm për transport ndërkombëtar;
  • Kujdesi për mirëmbajtjen teknike dhe pastërtinë e automjetit;
  • Respektimi i afateve të dorëzimit dhe komunikimi me përgjegjësit e kompanisë gjatë transportit;
  • Respektimi i rregullave të sigurisë në punë dhe të transportit ndërkombëtar;
  • Kryerja e detyrave të tjera sipas kërkesës së punëdhënësit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Së paku shkolla e mesme;
  • Patentë shoferi e kategorisë CE;
  • Certifikatë e Kompetencës Profesionale (CPC);
  • Përvojë pune në transport ndërkombëtar është përparësi;
  • Njohuri mbi dokumentacionin dhe procedurat e transportit ndërkombëtar;
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për punë të pavarur;
  • Gatishmëri për udhëtime jashtë Kosovës dhe qëndrime disa ditore sipas nevojës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV (Curriculum Vitae);
  • Kopje të letërnjoftimit;
  • Kopje të patentë shoferit;
  • Referenca nga punët e mëparshme (nëse ka).

Mënyra e aplikimit:

Dokumentet mund të dorëzohen:

  • Fizikisht në adresë: Rruga: Lagja Marigona – Preoc, Graçanicë
  • Përmes emailit: hr@laboil-ks.com
  • Për informata: 045 188 501
  • apo përmes butonit të mëposhtëm

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet