Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë Staf Restoranti të përkushtuar dhe të organizuar për të mbështetur departamentin tonë në rritje dhe zhvillim.
Pozita: Staf Restoranti
Lokacioni: Ferizaj
Statusi: Orar i plotë – Orar i pjesshëm.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Të kryejë detyrat e caktuara nga përgjegjësi i restorantit ose menaxheri i turnit.
- Të punojë me korrektësi, përgjegjësi dhe profesionalizëm.
- Të respektojë orarin e punës dhe rregullat e brendshme të restorantit.
- Të mbajë pastër dhe të rregullt vendin e punës.
- Të zbatojë rregullat e higjienës dhe sigurisë në punë.
- Të kujdeset për pajisjet, inventarin dhe materialet e punës.
- Të bashkëpunojë me anëtarët e tjerë të stafit.
- Të ofrojë shërbim të sjellshëm dhe korrekt ndaj klientëve.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese.
- Ushqim (shujtë) falas, gjatë orarit të punës.
- Orar fleksibil (me nderrime të ndryshme).
- Mundësi reale avancimi në karrierë.
- Trajnim të paguar dhe zhvillim professional.
- Ambient pune pozitiv dhe ekip mbështetës.
Kualifikimet
- Përvojë në shërbim ndaj klientit (preferohet)
- Komunikim i mirë dhe sjellje profesionale
- Aftësi për të punuar nën presion
- Respektim i standardeve të higjienës
- Aftësi organizimi dhe pune në ekip
Afati i fundit për aplikim është 31.07.2026
Linku për aplikim: https://jobs.hebskosova.com/job-application-form?id=217
*Vetëm kandidatet te cilat hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.