1
PREMIUM PLUS

Zyrtar/e Administrativ/e, Këshilltar/e për Klientë, Punëtor për Shërbime ndaj Klientëve në Terren

Ruaj
Zyra e Sigurimeve Prishtinë
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 
Zyre e Sigurimeve – Prishtinë

Vende të lira pune:

  • Zyrtar/e Administrativ/e – 2 pozita
  • Këshilltar/e për Klientë – 2 pozita
  • Punëtor për Shërbime ndaj Klientëve në Terren – 1 pozitë
Nëse jeni në kërkim të një pune dinamike dhe interaktive, dëshironi të punoni në një ekip profesional dhe të suksesshëm, në një mjedis stimulues që mbështet zhvillimin e talentit tuaj dhe ofron mundësi për ngritje personale e profesionale, ju ftojmë të aplikoni.

Kushtet për aplikim:
Për Zyrtar/e Administrativ/e:
  • Arsim i mesëm ose i lartë.
  • Aftësi për punë administrative dhe organizative.
  • Njohuri të MS Office (Word dhe Excel).
  • Përgjegjësi, saktësi dhe besueshmëri.
Për Këshilltar/e për Klientë:
  • Arsim i mesëm ose i lartë.
  • I/E orientuar drejt shitjes dhe komunikimit me klientë.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese.
  • Motivim për arritjen e rezultateve.
Për Punëtor për Shërbime ndaj Klientëve në Terren:
  • Arsim i mesëm ose i lartë.
  • Patentë shoferi (kategoria B) 
  • Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
  • Gatishmëri për punë në terren dhe vizita te klientët.
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe vetë-iniciativë.
Kërkesa të përgjithshme:
  • Ambicioz/e dhe kreativ/e.
  • Punëtor/e dhe i/e besueshëm/me.
  • Vetë-iniciativë dhe gatishmëri për të mësuar.
  • Përvoja e punës nuk është e obligueshme.
Ne ofrojmë:
  • Pagë bazë prej 500 € neto.
  • Bonuse dhe të ardhura shtesë të pakufizuara sipas performancës dhe shitjeve të realizuara.
  • Trajnime dhe edukim të vazhdueshëm profesional.
  • Mundësi reale për zhvillim të karrierës.
  • Përvojë të vlefshme në shitje dhe në punë me klientë.
CV-në tuaj dërgojeni në:
fatmir.hajdini@kselsig.com
Ju lutemi, në subjektin e emailit të shënoni pozitën për të cilën aplikoni.
Afati i aplikimit: Deri më 15.07.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet