WTO Kosova po zgjerohet – Bashkohu ekipit tonë!
Konkurs i hapur për pozitën:
Sales Executive
Që nga viti 2022, WTO Kosova ka shënuar një rritje të vazhdueshme, duke u zhvilluar nga një kompani e sapothemeluar në një nga kompanitë me rritjen më të shpejtë në sektorin e transportit dhe logjistikës në Kosovë.
Kemi filluar si një ekip prej vetëm 2 punonjësish. Sot jemi 8 profesionistë, ndërsa me këtë konkurs synojmë ta mirëpresim edhe kolegun ose kolegen e 9-të që do të jetë pjesë e rrugëtimit tonë.
Nga një kompani që gjatë vitit të parë u kishte shërbyer rreth 200 klientëve, sot WTO Kosova ofron zgjidhje të transportit dhe logjistikës për mbi 1,000 kompani, duke organizuar transport ndërkombëtar nga dhe drejt shumë tregjeve të botës.
Shërbimet tona përfshijnë:
WTO Kosova është pjesë e World Transport Overseas (WTO), një grup ndërkombëtar i logjistikës me mbi 25 vite përvojë, prezencë në 16 shtete dhe një rrjet të gjerë zyrash, deposh dhe partnerësh në mbarë botën. Kjo na mundëson të ofrojmë zgjidhje të besueshme logjistike dhe u jep punonjësve tanë mundësinë të bashkëpunojnë çdo ditë me kolegë dhe klientë ndërkombëtarë.
Rritja jonë nuk ka ardhur rastësisht. Ajo është rezultat i punës, profesionalizmit dhe kulturës së zhvillimit që kemi ndërtuar në WTO Kosova.
Nëse je person komunikues, ambicioz dhe dëshiron të ndërtosh karrierë në industrinë ndërkombëtare të logjistikës dhe shitjes, kjo është mundësia për ty.
Nëse dëshiron të bëhesh pjesë e këtij rrugëtimi të suksesit, dërgo CV-në tënde në herolind.xhemajliu@wto.com
WTO Kosova
Growing Together. Delivering Worldwide.