1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE 

  • Pozita: KONSULENT/E PËR SHITJE 

Përgjegjësitë kryesore

  • Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe kërkimi i mundësive të reja për  klientë të rinj. 
  • Këshillimi dhe ofrimi i zgjidhjeve të personalizuara për nevojat e klientëve në fushën e  shitjes, sipas stilit, hapësirës dhe buxhetit të tyre. 
  • Arritja e objektivave të shitjeve dhe kontribuimi në realizimin e planit strategjik të  kompanisë. 
  • Pjesëmarrja në përgatitjen e ofertave dhe negocimin e kontratave me klientët. Mbikëqyrja e procesit të pas-shitjes dhe sigurimi i kënaqësisë së klientëve. 

Kualifikimet: 

  • Përvojë të paktën 2-3 vite në pozita të ngjashme, përfshirë shitje dhe konsulencë. Njohuri për produktet dhe shërbimet që ofron kompania jonë, aftësi për të mësuar  shpejtë, pavarësi dhe aftësi për të punuar në grup. 
  • Të jetë i/e motivuar për të arritur objektiva dhe për të kontribuar në rritjen e kompanisë. Njohja e gjuhës angleze, apo gjuhë tjetër është përparësi. 

Cka ne ofrojmë

  • Pagë konkurruese dhe bonuse ekstra në varësi të performancës. 
  • Sigurim shëndetësor. 
  • Mundësi për rritje profesionale dhe avancim brenda kompanisë. 
  • Një mjedis pune miqësor dhe mbështetës. 

Si të aplikoni: 

Dërgoni CV-në tuaj në email: hr@agimicompany.com. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet