Kompania Agro Com Group, e cila bënë shitjen me shumicë të ngjyrave, llaqeve , vegla të punes etj, shpallë konkurs për 2 pozita 1 Agjent/e i shitjes –Teren (produkte të Helios Group), 1 Ndihmës Depoist – Ferizaj.
Pozita: Agjent i shitjes
Përgjegjësitë :
- Analizon prezencen e produkteve ne treg.
- Krijon lidhje afatgjate me klient dhe përkujdesje të vazhdueshma ndaj tyre,
- Përgatit raportet javore dhe mujore mbi punën e kryer,
- Përcjell dinamiken e shitjes së produkteve sipas muajve, kuartaleve dhe vitit.
- Paraqet të gjitha vërejtjet dhe pengesat e mundshme nga porosia e mallit e derite pranimi i mallit.
- Përcakton kornizat për mënyrën e prezentimit të mallit në treg
- Kontrollon tregun (konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun etj)
- Bën vizita në teren,kryen takime me blerësit
- Paraqet raportin e punës në fund të çdo jave.
- Përkujdeset për mbajtjen e të dhënave të klientëve, si dhe hulumtimin e pikave të reja të shitjes,
- Bënë mirëbajtjen e makinave për miksimin e ngjyrave.
Kriteret e Kualifikimit:
- Patentë Shoferi,
- Njohja e mire e gjuhes Serbokroate ose Angleze
- Njohja e punës me kompjuter, Ms Office
- Aftësi të mira në prezantim dhe komunikim efektiv me klientë,
- Të ketë experience të mëparshme në këtë industry konsiderohet si perparesi,
- Të ketë vullnet për zhvillim në përmes seminareve dhe konferencave, dhe
- Përgjegjësia në punë
- Të ketë njohuri të rrugëve të Kosovës ,respektivisht regjionet e Ferizajit dhe Gjilanit pozita për Ferizaj , ndersa regjioni i Dukagjinit pozita për Prizren.
Pozita: Ndihmes deposit - Ferizaj
Përgjegjësitë :
- Përkujdeset për produktet në depo.
- Ndihmon në përgaditjen e mallit për liferim tek klientet,
- Liferon mallin tek klientet në rast nevoje,
- Përgjegjësia në punë,
- Aftësi të mira të punës në ekipë.
Kriteret e Kualifikimit:
- Patentë Shoferi kategoria “B”.
- Të kujdeset për mallin dhe mjetet e punës
Aplikimin për punë mund ta bëni duke e bashkangjitur CV-në tuaj përmes butonit të mëposhtëm ose në e-mail: info@agrocom-ks.com. Vetëm kandidatët e perzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
Data e fundi e aplikimit është :30/07/2026
