1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PËR SHOFER kat B

Kompania: Argo Group

Lokacioni: Magj. Prishtinë-Shkup, KM7, Llapnasellë, Graçanicë

Rreth kompanisë

Argo Group është një nga kompanitë udhëheqëse në Kosovë në fushën e shitjes dhe distribuimit të pijeve. Me një ekip profesional dhe strukturë të organizuar, Argo Group vazhdon të zgjerojë aktivitetin e saj dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillim profesional.

Përshkrimi i vendit të punës

Argo Group është në kërkim të një Shoferi të përgjegjshëm për transportin dhe dorëzimin e mallrave te klientët sipas planit të caktuar. 

Pozita kërkon korrektësi, përgjegjësi dhe komunikim të mirë.

Kualifikimet e kërkuara 

  • Patentë shoferi të kategorisë B;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Përgjegjësi dhe seriozitet në punë;

Çka ofrojmë

  • Kontratë të rregullt pune
  • Sigurim shëndetësor të mbuluar nga korporata
  • Orari i punës 08:00 – 16:00
  • Ditën e premte 08:00 - 13:00

Aplikimi

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke telefonuar në numrat
+383 49 192 065 

+383 49 126 407

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet