SEGMENT KOSOVA SH.P.K.
Ne jemi një kompani dinamike që merremi me furnizimin e pjesëve të këmbimit, materialeve harxhuese, pajisjeve industriale dhe makinerive të rënda për sektorin e minerave, ndërtimit dhe prodhimit industrial. Për më shumë informacione na vizitoni në www.segment-rks.com.
Për të mbështetur rritjen e operacioneve tona, po kërkojmë një person energjik, komunikues dhe të orientuar ndaj klientit që t’i bashkohet ekipit tonë.
SHITËS DHE MAGAZINIER
Pozita: Shitës dhe Magazinier
Lokacioni: Lagjja Marigona, Graçanicë
Lloji i punësimit: Orar i plotë
Përshkrimi i Punës
Shitësi dhe Magazinieri do të jetë përgjegjës për pritjen dhe shërbimin e klientëve që vizitojnë magazinën, identifikimin dhe shitjen e produkteve të nevojshme, si dhe menaxhimin e stokut dhe organizimin e magazinës.
Pozita kombinon shërbimin ndaj klientit me operacionet e magazinës dhe kërkon aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe gatishmëri për të punuar në një mjedis dinamik.
Përgjegjësitë Kryesore
- Pritja dhe asistimi i klientëve që vizitojnë magazinën.
- Identifikimi dhe rekomandimi i pjesëve të këmbimit, materialeve harxhuese dhe pajisjeve sipas kërkesave të klientëve.
- Shitja direkte e produkteve.
- Pranimi, kontrollimi dhe organizimi i mallrave që hyjnë në magazinë.
- Përgatitja, paketimi dhe dorëzimi i produkteve për klientët.
- Mbajtja e evidencave të sakta të stokut dhe përditësimi i sistemit të menaxhimit të magazinës.
- Sigurimi i ruajtjes, etiketimit dhe organizimit të duhur të produkteve.
- Asistimi në inventarizime periodike dhe raportim.
- Mbështetja e ekipeve të shitjes, logjistikës dhe servisit kur kërkohet.
- Mirëmbajtja e pastërtisë, sigurisë dhe rendit në magazinë dhe hapësirën e shërbimit të klientëve.
Kualifikimet / Kërkesat
- Përvojë e mëparshme në shitje, magazinë, logjistikë ose shërbim ndaj klientit.
- Njohuri bazë mbi pjesët e këmbimit, makineritë e ndërtimit, pajisjet industriale ose automjetet përbëjnë avantazh.
- Aftësi të mira komunikimi dhe orientim të lartë ndaj klientit.
- Shkathtësi në organizim dhe menaxhim të kohës.
- Njohuri bazë kompjuterike (MS Office dhe përdorimi i sistemeve të menaxhimit të stokut).
- Aftësi për përdorimin e pajisjeve të magazinës (pirunierëve).
- Përgjegjës, i saktë dhe i orientuar ndaj rezultateve.
- Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë avantazh.
- Patentë shoferi kategoria B.
Ne Ofrojmë
- Pagë konkurruese dhe pako përfitimesh
- Ambient pune modern, profesional dhe mbështetës.
- Trajnime teknike dhe komerciale për produktet e kompanisë.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë.
- Punë afatgjatë në një kompani të qëndrueshme dhe në rritje.
Aplikimi
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike:
hr@segment-rks.com duke specifikuar qartë pozitën "Shitës dhe Magazinier" në subjektin e e-mailit.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Afati për aplikim: 20 Korrik 2026
