1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Agna Kosovë, pjesë e Agna Group po kërkon njerëz energjikë e të vendosur, që i shikojnë sfidat si mundësi, të gatshëm për tu përballur çdo ditë me dinamikat e tregut dhe që e kanë pasion shitjen dhe punën në terren, për t’i punësuar si agjent shitjesh në Departamentin e shitjes për regjionin e Gjilanit:

Detyrat kryesore:

  • Krijon, zhvillon dhe mban marrëdhënie të mira me klientët   
  • Realizon objektivat e shitjes
  • Ambasador për  brandet dhe imazhin e kompanisë në treg
  • Njeh problemet apo mundësitë e tregut dhe ofron zgjidhje kreative   
  • Informohet për konkurrentët dhe raporton bazuar në standardet e kompanisë   
  • Përkrah dhe nxit shitjen e produkteve të reja
  • Mbështet me entuziazëm çdo aktivitet të organizuar nga kompania 
  • Përditëson njohuritë dhe zhvillohet profesionalisht

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë 
  • Të ketë gatishmëri të lartë për t’i shërbyer klientëve
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi
  • Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale 
  • Të ketë vetëbesim dhe motivim të lartë 
  • Të ketë këmbëngulje dhe fokus tek objektivat
  • Të ketë njohuri të mira  të gjuhës angleze
  • Të ketë njohuri të mira  të paketës Microsoft Office
  • Leje drejtimi automjeti

Dërgoni CV-në tuaj përmes butonit të mëposhtëm ose tek hr@agnakosova.com

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet