

KONKURS PUNE
Pozita: Shitës Ambulantiv
Lokacioni:
Qumështorja Drena, një nga kompanitë më të njohura vendore me një portofol të gjerë brendesh, është në kërkim të personave energjikë, ambiciozë dhe të motivuar, të cilët kanë pasion shitjen në terren dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Prezantimi dhe promovimi i produkteve te klientët ekzistues dhe potencialë.
- Vizita të rregullta te klientët dhe furnizimi sipas porosive të pranuara.
- Pranimi, përcjellja dhe dorëzimi i porosive te blerësit.
- Monitorimi i tregut dhe identifikimi i mundësive të reja për zgjerimin e shitjes.
- Përgatitja dhe raportimi i aktiviteteve të shitjes te menaxheri përgjegjës.
- Kontributi në arritjen e objektivave të shitjes dhe realizimin e strategjisë së kompanisë.
- Kryerja e detyrave të tjera sipas kërkesave të menaxherit rajonal.
- Mbështetja në organizimin dhe realizimin e aktiviteteve promovuese të kompanisë.
- Promovimi aktiv i produkteve dhe vlerave të kompanisë në treg.
Çfarë ofrojmë?
- Pagë konkurruese.
- Bonuse sipas performancës dhe objektivave të arritura.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Ambient pune pozitiv dhe ekip mbështetës.
- Trajnime dhe mbështetje të vazhdueshme në punë.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvoja e mëparshme në shitje ose në pozita të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Minimumi patentë shoferi e kategorisë B.
- Patentë shoferi e kategorisë C konsiderohet avantazh.
- Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese.
- Përkushtim, përgjegjësi dhe orientim drejt rezultateve.
Aplikimi
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në:
hr@qumeshtorjadrena.com
049 600 200
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit.