
Kollabo AG
Qëllimi ynë është të revolucionarizojmë mënyrën e rekrutimit në sektorin e punëtorve dhe t’i ndihmojmë profesionistët të gjejnë punën e tyre ideale, shpejt dhe lehtë – pa stresin e zakonshëm të aplikimeve.
Për zyrën tonë në Prishtinë, (Lagjja Emshir, Jusuf Gërvalla 64, Kati 2) kërkojmë:
- Operations Agent
- Customer Support / Operations Agent (m/f/d) – 100%
Detyrat e tua
- 1st-Level-Support për kandidatët dhe partnerët përmes telefonit, email-it dhe chat-it
- Menaxhimi i të dhënave në sistemin tonë CRM – Salesforce
- Mbështetje administrative, organizative dhe teknike për këshilltarët tanë të klientëve
Profili yt
- Minimum 2 vite përvojë pune në fusha si shërbimi ndaj klientit ose shitje.
- Je komunikativ/e dhe të pëlqen të flasësh në telefon.
- Punon mirë në ekip, je i/e besueshëm/me dhe i/e orientuar drejt zgjidhjes.
- Gatishmëri për të punuar ndonjë fundjavë (maksimumi një herë në muaj).
- Komunikim i mirë me shkrim dhe me gojë në gjermanisht (Schweizerdeutsch është një plus).
Çfarë ofrojmë ne:
- Zyrë moderne me tavolina që mund të përdoren edhe në këmbë.
- Punë në ngritjen e një zgjidhjeje udhëheqëse në një startup të mbështetur nga VC.
- Ekip i ri, ndërdisiplinor dhe me plot ambicie.
- Kulturë pune e orientuar drejt njerëzve dhe qëllimeve.
- Pagë fikse.
Dërgo CV-në tënde të plotë direkt tek: bujar.sulimani@kollabo.com ose përmes butonit "Apliko këtu"
(Aplikimet pa CV të përditësuar nuk do të merren parasysh.)
Presim me padurim aplikimin tënd!
