Academic Education Center (AEC)

Trajnim në Psikologjinë për Mësimdhënie

	 	 

Duke përshkuar traditën e eventeve të suksesshme të mbajtura në AEC dhe me suksesin e mrekullueshëm dhe përgjigjen dërrmuese, ne jemi të privilegjuar të shpallim eventin e rradhës ‘Psikologjia në Mësimdhënie më daten 07.03.2020.

Psikologjia në Mësimdhënie ofron njohuri të një natyre të vecantë për jetën,për të gjithë ata që marrin guximin të jenë mësues dhe janë të apasionuar pas procesit të mësimdhënies-mësimnxënies.

Gjatë trajnimit do të aplikohen Metodat e Mësimdhënies, bazuar në teoritë më të njohura të Psikologjisë së Edukimit sic jane Teoria Sociokognitive, Konstruktivizmi, Motivimi etj, ku do të sillen shembuj mësimesh, rastesh studimore, udhëzimesh, madje dhe këshilla praktike.

Trajnimi do të fokusohet:

  • Motivimi I Nxënësve në Procesin e të Nxënit,
  • Aplikimi i Modelit Praxis,
  • Aplikimi i Metodave Efikase nën Nismën “asnjë fëmijë, I lënë pas dore”,
  • Mësimdhënia me Qendër Nxënësin.


Ky trajnim synon të nxisë interesin për të gjithë ata që janë të përfshirë në mësimdhënie dhe në edukimin e brezave të rinj, dhe që idetë e nxjerra nga studimet në fushën e Psikologjisë, të vihen në praktikë për të zgjidhur problemet e procesit mësimor.

Trajnimi :

  • Zgjatë dy muaj.
  • Vetëm të shtuneve.
  • Duke filluar prej orës 10:00-13:00.
  • Trajnimi ka 60 pikë dhe në fund çërtifikoheni.
  • Trajnimi do ligjërohet nga konsulenti me përvojë Denis Çelçima.
  • Kosto e trajnimit është 80 Euro. 

Për më shumë informata dhe për regjistrim, mos ngurroni të na kontaktoni:

📍Në Shesh afër Statujës së Zahir Pajazitit mbrapa TEB Bankës.
☎️ 045838288
📩academicenglishcenterks@gmail.com

Afati i fundit për regjistrim është data 6 Mars 2020. 

Shikime 2610
Kategoria
Skadon Ka skaduar!
Orari
Lokacioni Prishtinë
Koronavirus - Live
94
të infektuar
a
1
të shëruar
a
1
të vdekur
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC