1
PREMIUM PLUS

Shofer Kamioni (Gjermani) (Kategoria C dhe CE)

Ruaj
Zatrixi
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Shofer Kamioni (C dhe CE kat)  

Transport Lokal – Shpërndarje të ushqimit dhe pijeve  

Ne po kërkojmë shoferë profesionistë dhe të besueshëm nga Ballkani Perëndimor për  angazhim afatgjatë në lokacione të ndryshme, për një nga kompanitë më të mëdha  logjistike në Gjermani (me mbi 7,000 punonjës).  

Pagë atraktive dhe shtesa pa taksa ( Klasa e Tatimit 1 dhe 3 ) 

Paga përbëhet nga një pagë brutto atraktive dhe shtesa të larta pa taksa: 

  • Paga Bazë: 2,700 neto ( deri në 3200 për Stkl 3
  • Përfitime shtesë pa Taksa: Shtesat e natës, shujta (shpenzimet e ushqimit), shtesat e  të dielave dhe festave paguhen netto / pa zbritje në taksa.  
  • Sigurimi i Pensioneve të kompanisë: Ekziston mundësia për sigurim pensional të  kompanisë me interes të garantuar.  
  • Pushimet: 27 ditë në vit (20 ditë pushim ligjor plus 7 ditë pushim shtesë vullnetar). 
  • Siguria: Kontratë pune e pacaktuar me një test periudhë prej 6 muajsh.    

Përmbledhja e lokacioneve & kategoritë e patentës  

Berlin, Dortmund, Koblenc, Radeburg, Mannheim, Nossen  

 Distribuimi bëhet për partnerët tonë, si: LIDL, Penny, D-Post, Rewe dhe Rossmann.   Preferohen shoferët nën 45 vj dhe me përvojë pune.  

Akomodimi dhe mbështetja  

  • Akomodimi: Punëdhënësi ofron një vendbanim për fillim pune.  
  • Kostot e banimit: Muaji i parë falas, muaji i dytë 100 , muaji i tretë 200 pas kësaj rreth 250–300 / muaj.  
  • Qëllimi: Arritja afatgjatë pa presion për t'u shpërngulur. 

Kushtet e Punës 

  • Transporti Lokal: Kthimi i përditshëm në akomodim ( transport punë – shtëpi ).  
  • Detyrat: Furnizimi i supermarketeve (1–2 relacione në ditë), ku kerkohet ngarkimi dhe  shkarkimi nga shoferi (me pirunier).  
  • Orari i Punës: 40 orë në javë. Puna bëhet me sistemin / ndrimi i paraditës ose pasditës. 
  • Pajisjet: Ofrohen veshje pune cilësore të kompanisë dhe këpucë sigurie.    

Dokumentet e kërkuara  

Marrja në konsideratë është e mundur vetëm me dokumentet e mëposhtme: 

  1. Pasaporta (kopje).  
  2. CV me përvojë të qartë si shofer kamioni (preferohet europass).  
  3. Patenta (C ose CE): Duhet të jetë e këmbyeshme në Gjermani pa provim  (Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Sërbia, Bosna dhe Mali i zi / Shtojca 11). 
  4. 4. Kualifikimi Bazë i BE-së (Kodi 95): Dëshmi nga një vend i BE-së  (p.sh. Sllovenia apo Kroacia), me përkthimin të certifikuar në gjermanisht.
  5. Dëshmia e Kualifikimit të shoferit (FQN): Kartela nga një vend i BE-së.  

Për kandidatët e interesuar, mund të organizojmë marrjen e Kodit 95 në Kroaci apo  Sloveni.  

 ZATRIXI shpk 

 +385957705305 viber & whatsapp  

 +38348563330  

 jobs@zatrixi.com  

 Rr. Hakif Zejnullahu 61, Prishtinë

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet