1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

PALMA Sh.P.K. Vende të lira pune (pozita të ndryshme)

  • Arkitekt/e për sallon (Prizren, Pejë)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Projektimi dhe dizajnimi i kuzhinave, dollapave dhe interierit të brendshëm 
  • Këshillimi i klientëve në sallon për zgjedhjen e materialeve, ngjyrave dhe zgjidhjeve funksionale 
  • Hartimi i vizatimeve teknike dhe prezantimeve 3D 
  • Bashkëpunimi me ekipin e prodhimit dhe montimit 
  • Përshtatja e projekteve sipas kërkesave dhe buxhetit të klientit 

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë në Arkitekturë ose dizajn interieri 
  • Përvojë pune në fushë (preferohet) 
  • Njohuri në programe si AutoCAD, SketchUp, 3ds Max ose të ngjashme 
  • Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi 
  • Kreativitet dhe vëmendje ndaj detajeve

  • Pozita: 1 Mirëmbajtës/e 

Vendi i punës: Salloni në Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kujdeset për pastërtinë, rregullin dhe mirëmbajtjen e hapësirave dhe ekspozitës së sallonit. 

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kërkohet përgjegjësi, korrektësi, aftësi praktike dhe përvojë bazë në mirëmbajtje.

  • Pozita: 1 Shitës/e 

Vendi i punës: Salloni në Gjilan

Përshkrimi i punës:

  • Kandidatet do të jenë përgjegjëse për prezantimin e produkteve dhe ofrimin e shërbimit cilësor ndaj klientëve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pritja dhe këshillimi i klientëve në sallon 
  • Prezantimi i mobiljeve dhe kuzhinave sipas nevojave të klientit 
  • Realizimi i shitjeve dhe ndjekja e porosive 

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë në shitje (preferohet) 
  • Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi 
  • Qasje profesionale dhe pozitive ndaj klientëve 
  • Aftësi për punë në ekip 
  • Njohuri bazike në përdorimin e kompjuterit

  • Pozita: 1 Ndihmës Depoist

Vendi i punës: Fabrika në Gjilan

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ndihmë në pranimin dhe sistemimin e mallrave në depo 
  • Evidentimi dhe organizimi i produkteve 
  • Mbështetje në ngarkim/shkarkim të mallrave 

Kualifikimet:

  • Përvojë në depo (avantazh) 
  • Aftësi organizative dhe fizike për punë 
  • Përgjegjësi dhe korrektësi 

Ne ofrojmë:

  • Ambient pune stabil dhe profesional 
  • Mundësi zhvillimi 
  • Pagesë të rregullt dhe kushte të mira pune 

Mënyra e aplikimit:

 Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në email: hello@palma-mobilje.com, duke kontaktuar në numrin 044 199 672 ose të paraqiten fizikisht në zyrat e kompanisë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet