1
PREMIUM PLUS

Menaxher/e, Shitës/e (Galeria Mall), Asistent i Logjistikës dhe Inventarit, Depoist (Shofer) (Outlet - Tranziti i Vjetër)

Ruaj
N Sport
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE

Rreth nesh:

NSport Kosova është një rrjet në rritje i dyqaneve të specializuara në shitjen me shumicë dhe pakicë të brendeve të njohura sportive si Puma, Nike, Adidas, New Balance, REPLAY, etj. Me fokus në cilësi, stil dhe shërbim profesional ndaj klientit, synojmë të zgjerojmë ekipin tonë me individë të përkushtuar dhe energjikë.
Si pjesë e zhvillimit dhe zgjerimit të kompanisë, jemi në hapje edhe të dyqanit N Selection, konceptin tonë më të ri të shitjes, i cili ofron produkte të përzgjedhura premium dhe koleksione të veçanta nga brendet më të njohura ndërkombëtare. Me zgjerimin e vazhdueshëm të rrjetit tonë të dyqaneve, ne ofrojmë mundësi të shkëlqyera për zhvillim profesional, avancim në karrierë dhe punë në një ambient dinamik e motivues.

Pozitat e hapura:

Galeria Mall N Selection 

  • Menaxher/e – 1 pozitë
  • Shitës/e – 2 pozita

Outlet (Tranziti i Vjetër) – Prizren 

 

  • Asistent i Logjistikës dhe Inventarit – 1 pozitë

 

  • Depoist (Shofer) – 1 pozitë

Përgjegjësitë kryesore:

Menaxher/e:

  • Menaxhimi i përditshëm i operacioneve të dyqanit
  • Organizimi dhe udhëheqja e stafit
  • Monitorimi i shitjeve dhe arritja e objektivave
  • Kujdesi për paraqitjen dhe standardet e dyqanit
  • Raportimi dhe koordinimi me menaxhmentin qendror

Shitës/e:

  • Ofrimi i shërbimit cilësor ndaj klientëve
  • Këshillimi i klientëve për produktet
  • Menaxhimi i stokut dhe rregullimi i produkteve në dyqan
  • Mirëmbajtja e rendit dhe pastërtisë në hapësirën e punës
  • Puna me arkë (cash register)

Asistent i Logjistikës dhe Inventarit:

  • Menaxhimi dhe kontrollimi i inventarit
  • Evidentimi i hyrje-daljeve të mallrave
  • Koordinimi i furnizimeve dhe distribuimit të mallrave
  • Përgatitja e raporteve periodike të stokut
  • Bashkëpunimi me depot dhe shitoret për organizim efikas të mallrave
  • Kujdesi për saktësinë e dokumentacionit dhe evidencave

Depoist (Shofer):

  • Pranimi, sistemimi dhe shpërndarja e mallrave në depo
  • Ngarkimi dhe shkarkimi i mallrave
  • Transporti i mallrave sipas nevojave të kompanisë
  • Kujdesi për dokumentacionin përcjellës gjatë transportit
  • Mirëmbajtja dhe kujdesi bazik për automjetin e kompanisë
  • Mbajtja e depos të organizuar dhe funksionale

Kualifikimet dhe kërkesat:

Për të gjitha pozitat:

  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi me klientë
  • Qasje pozitive dhe energji për punë në ekip
  • Fleksibilitet dhe përgjegjësi në punë

Përparësi:

  • Përvojë e mëparshme në shitje ose retail
  • Njohja e brendeve sportive dhe modës

Shtesë për Menaxher/e:

  • Përvojë në menaxhim ose udhëheqje ekipi
  • Aftësi organizative dhe vendimmarrëse
  • Aftësi për analizë të shitjeve dhe planifikim

Çfarë ofrojmë:

  • Ambient modern dhe dinamik pune
  • Mundësi reale për zhvillim dhe avancim në karrierë
  • Pagë konkurruese dhe bonuse bazuar në performancë

Si të aplikoni:

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në emailin: info@nsportks.com

Afati i aplikimit: 15 Qershor 2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet