1
PREMIUM PLUS

Menaxher/e, Shankist/e, Kamarier/e

Ruaj
Prince Coffee House
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 
KONKURS PËR PUNËSIM – PRINCE COFFEE HOUSE GJAKOVA PARK
Prince Coffee House, një nga brendet më të njohura të kafeterive në Kosovë, me rastin e hapjes së lokacionit të ri në Gjakova Park, shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës për pozitat:
  • Menaxher/e
  • Shankist/e
  • Kamarier/e
Nëse jeni energjik/e, të motivuar dhe dëshironi të zhvilloni karrierën tuaj në një ambient profesional dhe dinamik, ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit tonë.
MENAXHER/E
Detyrat dhe Përgjegjësitë
  • Menaxhimi dhe koordinimi i aktiviteteve të përditshme të lokalit.
  • Organizimi, mbikëqyrja dhe motivimi i stafit.
  • Sigurimi i standardeve të larta të shërbimit ndaj klientëve.
  • Menaxhimi i inventarit dhe furnizimeve.
  • Përgatitja e raporteve mbi performancën, shitjet dhe shpenzimet.
  • Zbatimi dhe monitorimi i procedurave dhe standardeve të kompanisë.
Kualifikimet
  • Minimum 2 vite përvojë në menaxhim, preferohet në gastronomi.
  • Aftësi të shkëlqyera udhëheqëse dhe komunikuese.
  • Aftësi organizative dhe punë nën presion.
  • Njohuri të mira të operacioneve në gastronomi dhe shërbimit ndaj klientit.
Ne Ofrojmë
  • Pagë konkuruese.
  • Bonuse bazuar në performancë.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Trajnime dhe zhvillim profesional.
  • Mundësi avancimi brenda kompanisë.
SHANKIST/E DHE KAMARIER/E
Kualifikimet dhe Përgjegjësitë
  • Përgjegjësi dhe korrektësi në punë.
  • Aftësi bashkëpunimi dhe komunikimi.
  • Ofrimi i shërbimit profesional ndaj klientëve.
  • Mirëmbajtja e pastërtisë dhe organizimit të vendit të punës.
  • Përvoja në sektorin e gastronomisë përbën përparësi.
Ne Ofrojmë
  • Pagë konkuruese.
  • Ambient pune profesional dhe motivues.
  • Mundësi zhvillimi dhe stabilitet në punë.
  • Trajnime të vazhdueshme.
APLIKIMI
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në: info@princecoffeeshops.com
ose të kontaktojnë në: 049 486 094
Lokacioni: Prince Coffee House – Gjakova Park, Gjakovë
Ju lutemi të specifikoni pozitën për të cilën aplikoni në subjektin e emailit.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që përmbushin kriteret e kërkuara do të kontaktohen për intervistë.
Afati i fundit për aplikim është data 08 Korrik 2026.
Bëhu pjesë e ekipit të Prince Coffee House dhe ndërto karrierën tënde me ne!

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet