1
PREMIUM PLUS

Konsulent i Pas Shitjes – Limari

Ruaj
Mercom Company - Peugeot Kosova
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Konsulent i Pas Shitjes – Limari
1 pozitë e hapur

Jemi në kërkim të një kandidati për pozitën Konsulent i Pas Shitjes – Limari, i cili do të jetë përgjegjës për komunikimin me klientët pas procesit të shitjes, menaxhimin e rasteve të riparimit dhe mirëmbajtjes së automjeteve në pjesën e limarisë, si dhe koordinimin e procesit deri në përfundimin me sukses të shërbimit.

Kjo pozitë ka rol të rëndësishëm në sigurimin e një përvoje profesionale, efikase dhe të besueshme për çdo klient.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Pranimi, informimi dhe këshillimi i klientëve që kërkojnë shërbime në limari;
  • Vlerësimi fillestar i dëmeve dhe përgatitja e ofertave për riparim;
  • Koordinimi me departamentin teknik për realizimin e punimeve sipas standardeve të prodhuesit;
  • Menaxhimi i komunikimit me kompanitë e sigurimeve dhe ndjekja e procedurave përkatëse;
  • Informimi i klientëve për ecurinë e punimeve, afatet e realizimit dhe dorëzimin e automjetit;
  • Mbajtja dhe përditësimi i të dhënave për çdo rast në sistemin e punës;
  • Sigurimi i një komunikimi korrekt, profesional dhe pozitiv me klientët gjatë gjithë procesit.

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë e shkollës së mesme; diploma universitare konsiderohet përparësi;
  • Njohuri të përgjithshme për industrinë automobilistike, veçanërisht në fushën e limarisë dhe riparimeve;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe orientim ndaj shërbimit cilësor për klientin;
  • Aftësi organizative, përgjegjësi dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Njohuri të mire kompjuterike, si MS Office, email dhe programe të ngjashme;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe; njohja e gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër përbën përparësi;
  • Përvoja paraprake në shërbime pas shitjes, limari, servis ose pozitë të ngjashme konsiderohet përparësi.

Çfarë ofrojmë

  • Ambient pune profesional, bashkëpunues dhe mikpritës;
  • Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi për zhvillim personal e profesional;
  • Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe aftësitë e kandidatit;
  • Mundësi për të qenë pjesë e një ekipi dinamik në industrinë automobilistike.

Aplikimi bëhet duke dërguar CV-në tuaj dhe dokumentacionin tjetër në lidhje me kualifikimin dhe përvojën e punës, përmes butonit të mëposhtëm ose në e-mail adresën: puno@mercomcompany.com

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet