1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

BUKA ka arrite që në një kohë shumë të shkurtër të bëhet kompania me emër sinonim e cilësisë së lartë të bukës në Kosovë dhe ka arrit që t’u siguroje qytetarëve të Kosovës produktet me standarde të larta. Buka ofron produktet e shëndetshme dhe me përmbajte të pasur të thekrës dhe grurit, e kombinuar me tërshëre, fara liri, senduiҫe të llojeve të ndryshme, kafe dhe ëmbëlsira me shije të veçantë. Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e Buka Coffee Shop ju ftojmë të aplikoni për:

VEND TË LIRË PUNE:

Posti: Shitëse

Lokacioni: Buka Coffee Shop – Prishtinë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Zbaton aktiviteteve të përgjithshme të shitjes së produkteve në dyqanet e Buka Coffee Shop 
  • Është përgjegjës/e për saldon, raportimin dhe barazimin e arkës
  • Përgatit, organizon dhe vendos produktet nëpër rafte
  • Përkujdeset që të jenë të vendosura të gjitha çmimet e artikujve në rafte
  • Kujdesit për shërbim të klientëve   
  • Si dhe zhvillon detyra tjera të natyrës së punës

Kualifikimet Profesionale

  • Diplomë e Shkollës së Mesme 
  • Eksperience pune në shitje për të paktën 1 vit
  • I/e motivuar dhe ambicioz/e 
  • Aftësi të theksuara organizative, komunikuese dhe ndër-personale
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office 
  • Njohja e gjuhës angleze është e preferuar 

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike (e-mailit), duke dërguar CV-të përmes butonit të mëposhtëm ose në këtë adresë: hrd@bukabakery.com 

Konkursi qëndron i hapur prej datës 04 Qershor, 2026 deri më 04 Korrik, 2026.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet