1
PREMIUM PLUS

Përfaqësues Mjekësor, Agjent i Shitjes

Ruaj
FeKs Pharma
Follow
(LEXO MË SHUMË PËR KËTË KOMPANI)
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Në FeKs Pharma, nuk flasim vetëm për produkte farmaceutike – flasim për ndikim real në jetën e njerëzve. Po kërkojmë profesionistë të pasionuar që duan të rriten bashkë me ne dhe të sjellin ide të reja në një sektor që ka nevojë për energji dhe inovacion.

Pozitat e Disponueshme:

  • Përfaqësues Mjekësor 
  • Agjent Shitjesh

Kriteret për pozitën 1 :

  • Diplomë bachelor në shkencat mjekësore; Farmaci, Mjekësi, Stomatologji, Ekonomi.
  • Të kenë njohuri për produktet farmaceutike.
  • Të kenë njohuri bazike për promovimin dhe marketingun e produkteve farmaceutike.
  • Të kenë aftësi të larta komunikuese, vetë iniciativë, motivim të lartë për punë, dhe qasje ekipore.
  • Përvoja në njërën nga kompanitë farmaceutike do të jetë përparësi.
  • Të ketë patent shofer e domosdoshme.

Kriteret për pozitën 2:

  • Diplomë bachelor ekonomi.
  • Kandidatët duhet të kenë njohuri për teknikat e shitjes dhe distribuimit.
  • Eksperienca në shitje dhe promovimin e shitjes është përparësi.
  • Diplomë bachelor në njohuri për praktikat e mira të storimit dhe praktikat e mira të distribuimit të produkteve farmaceutike, si dhe eksperienca në njërën nga kompanitë farmaceutike lokale do të jenë një përparësi.
  • Të ketë patent shofer e domosdoshme.

 Pse FeKs Pharma?

  • Karrierë që zhvillohet bashkë me ty – mundësi për të mësuar, avancuar dhe krijuar rrugën tënde profesionale.
  • Ekip që të mbështet – bashkëpunim i sinqertë, respekt dhe hapësirë për kreativitet.
  • Punë me kuptim – çdo ditë kontribuon në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së pacientëve.
  • Mjedis inovativ – idetë e reja nuk mbeten në letër, por shndërrohen në projekte konkrete.

Si të Aplikohet? Dërgo CV-në me foto dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në email adresën:  info@fekspharma.com  tel: 049 188 300

Vetëm Cv-te e kompletuara do të analizohen. Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Afati i fundit për aplikim është më datën: 16.01.2026, ora 16:00.

Ndërto me ne një të ardhme ku shëndeti është prioritet.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet