Shoqata Down Syndrome Kosova - Qendra në Prizren - në kuadër të Programit për Autonomi dhe Aftësim Profesional, shpall konkurs për vend të lirë pune në pozitën e mëposhtme.
Pozita e punës / Punëtor/e Social/e (Zëvendësim I pushimit të Lehonisë)
Departamenti / Programi për Autonomi dhe Aftësim Profesional
Vendi/ Down Syndrome Kosova – qendra Prizren
Data e fillimit / 01.10.2025
Orari I punës / 09:00-16:00
Përshkrim i organizatës
Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, e themeluar në vitin 2007 nga prindërit e personave me sindromën Down. Misioni i Shoqatës Down Syndrome Kosova është: Promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre.
Kualifikimet / Përvoja e punës
- Diplomë të studimeve themelore në fushën e Punës Sociale, Psikologji, ose fushave të tjera sociale.
- Master / përparësi
- Licencë pune
- Të ketë njohuri të gjuhës Angleze
- Të ketë njohuri mbi sindromën Down dhe specifikat e zhvillimit psiko-social tek personat me sindromë Down
- Të ketë përvojë pune me personat me aftësi të kufizuar
- Të ketë aftësi të mira në punën grupore
- Të ketë aftësi të mira komunikimi
- Të ketë njohuri mbi të drejtat, mbrojtjen dhe politika për mbrotje të fëmijëve dhe politikën për mbrojtja nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Të ofrojë shërbim për personat me sindromë Down, grup mosha mbi 12 vjeç, me profesionalizëm të lartë në kuadër të Programit për Autonomi dhe Aftësim Profesional.
- Të realizoj vlerësimet në bazë të formateve të përcaktuara për secilin përfitues/e që është pjesë e programit.
- Të hartoje planin individual për secilin/ën person me aftësi të kufizuar që do të jetë pjesë e programit.
- Të koordinojë grupin e praktikantëve në kuadër të programit për të arritur objektivat ditore të personave me aftësi të kufizuar.
- Të mbushet dhe monitoroje grupin e praktikantëve që punojnë në kuadër të programit
- Të kontrolloje në baza ditore raportet e realizuara nga praktikantët.
- Të përgatisë raporte ditor ku reflektohet analiza e performancës të secilit person në kuadër të programit.
- Të jetë i/e hapur për mbajtjen e takimeve me prindërit/familjarët apo kujdestare ligjor ne raste kur është e nevojshme.
- Këshillon dhe mbështet familjet e personave të cilët/at janë të kyçur ne program
- Të bashkëpunojë me pjesën tjetër të stafit dhe punëtorët social të qendrave të tjera të DSK-së.
- Të respektojë dhe veprojë në linjë me rregulloret e brendshme të institucionit.
- Të mbajë përgjegjësi për cilësinë dhe përmbajtjen e shërbimit të ofruar .
- Të raportojë për punën e kryer tek Përgjegjësi/ja e shërbimeve – i/e cili/a raporton tek Menaxheri/ja Qendrës dhe Udhëheqësja Nacionale të programeve të shërbimeve.
Të gjithë të interesuarit/at duhet të dërgojnë:
- CV të përditësuar
- Diplomë të studimeve themelore
- Letër motivimi
- Letër Referencë
- Subjekti: Aplikim – Punëtore Sociale - Qendra në Prizren në e-mail adresën: mimoza.rogova@downsyndromekosova.com
Afati i aplikimit: 28/08/2025– 04/09/2025
Të përzgjedhurit/at do të kontaktohen nëpërmjet e-mail dhe do t’i nënshtrohen fazës së I-rë të rekrutimit për të vazhduar më tutje.
Faza e I-rë: testim me shkrim
Faza e II-të: Intervistë pune