KosovaJob
InterAdria PREMIUM+

Specialist i Rrjetit Kabllor

Lokacioni Ka skaduar!
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

Titulli i Punës: Specialist i Rrjetit Kabllor 

Orari i Punës: Orar i Plotë

InterAdria është një kompani e zhvillimit të softuerëve dhe telekomunikacionit, që ofron shërbime të ndryshme, të cilat sot konsiderohen si disa nga nevojat më thelbësore për shoqërinë tonë.

Aktualisht po kërkojmë një Specialist të Rrjetit Kabllor, për t’u bashkuar me ekipin tonë. Kjo është mundësia ideale për ata që dëshirojnë të kontribuojnë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve teknologjike moderne dhe të punojnë në projekte sfiduese. Në këtë pozicion, ju do të jeni pjesë e një ekipi teknik, duke ndihmuar në zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës kabllore.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Instalimi dhe konfigurimi i pajisjeve për internet dhe rrjete kabllore, përfshirë kabllovikun dhe teknologjitë e tjera të komunikimit ( fiber optik);
  • Mirëmbajtja dhe testimi i pajisjeve sipas standardeve teknike përkatëse, duke siguruar funksionimin e duhur të sistemit dhe duke zgjidhur problemet në kohë;
  • Identifikimi dhe diagnostikimi i dëmtimeve në rrjet dhe pajisje, dhe mobilizimi i burimeve për të zvogëluar kohën e zgjidhjes së problemeve;
  • Propozimi i zgjidhjeve përfundimtare të problemeve, duke siguruar që infrastruktura të funksionojë pa ndërprerje;
  • Përdorimi i mjeteve dhe burimeve të disponueshme në mënyrë efektive për realizimin e detyrave dhe sigurimin e cilësisë së punës;
  • Zbatimi i rregullave të sigurisë në punë, manualeve dhe udhëzimeve për instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve;
  • Përmbushja e afateve kohore të caktuara për implementimin e projekteve dhe zbatimin e standardeve të kompanisë;
  • Zbatimi i politikave dhe procedurave të kompanisë, duke siguruar që çdo aktivitet i realizuar të jetë në përputhje me rregulloret e brendshme dhe të industrisë;

Kualifikimet dhe Përvoja 

  • Diplomë e shkollës së mesme, dhe përvojë në instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve kabllore dhe infrastrukturave teknologjike (preferohet);
  • Eksperiencë e mëparshme në punë teknike (e preferuar, por mund të sigurojmë trajnime për individë me aftësi të forta praktike);
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi, duke punuar në grupe teknike dhe duke kontribuar në zgjidhjen e problemeve komplekse;
  • Patent shofer, kategoria "B", për mundësi udhëtimi dhe angazhime në terren për instalime dhe mbështetje teknike;

Çfarë ofron kompania:

  • Mundësi për trajnime dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional në fushën e teknologjisë;
  • Një ambient pune dinamik dhe mbështetës, ku mund të kontribuoni dhe të zhvilloheni profesionalisht;
  • Mundësi për punë në projekte të mëdha dhe të avancuara;

Nëse i plotëson kërkesat dhe dëshiron të bëhesh pjesë e ekipit tonë, dërgo CV- në përmes butonit "Apliko Këtu" ose në : jobs@interadria-ks.com 

Data e fundit e aplikimit : 16.08.2025

Afati: ka skaduar · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
InterAdria
Teknologji e Informacionit · Prishtinë
19Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria
Skadon (Ka skaduar!)
Orari
Lokacioni