Punëtor Teknik të Ndërtimtarisë (7), Mjeshtër të Ndërtimtarisë së Ulët dhe Infrastrukturë (3)
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalSHPALLJE PUNE
Pozita:
7 Punëtor Teknik të Ndërtimtarisë
Vendi i punës:
Teren (lokacione të ndryshme brenda Kosovës)
Kompania:
A&B Engineering sh.p.k.
Data e fundit për aplikim:
23.07.2025
Përshkrimi i pozitës:
Kompania jonë vendore, e specializuar në ndërtim të ulët dhe infrastrukturë (fiber, rregullim te shtratit te lumenjeve, kanalizime, ujësjellës, ndërtim objektesh të vogla, etj.), shpall konkurs për punësimin e 6 (gjashtë) Punëtorëve Teknikë të Ndërtimtarisë për projekte që zhvillohen në lokacione të ndryshme në Kosovë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Kryerja e punimeve ndërtimore sipas planit të projektit dhe udhëzimeve të mbikëqyrësit
- Përgatitja dhe organizimi i vendit të punës
- Puna me materiale ndërtimore si beton, zhavorr, tulla, etj.
- Përdorimi bazik i veglave dhe makinerive të ndërtimit (sipas përvojës)
- Zbatimi i standardeve të sigurisë dhe disiplinës në vendin e punës
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Përvojë në punë ndërtimore/infrastrukturore është përparësi
- Gatishmëri për të punuar në terren dhe në kushte fizike aktive
- Seriozitet, korrektësi dhe përkushtim në punë
- Aftësi për të punuar në ekip
- Njohuri bazike të mjeteve dhe teknikave ndërtimore
Ne ofrojmë:
- Kontratë pune sipas ligjeve në fuqi
- Pagë duke filluar nga 750 Euro
- Ambient pune profesional dhe mundësi për angazhim afatgjatë
- Siguri dhe pajisje pune të garantuara nga kompania
Për të aplikuar, ju lutem dërgoni të dhënat tuaja personale ose CV-në përmes butonit "Apliko Këtu" apo në:
Email: info@ab-eng.com
Tel: 049777677
Adresa e Kompanisë: Zyrat qendrore – Llapnaselle, Prishtinë, Kosovë
Afati i fundit për aplikim: 23.07.2025
SHPALLJE PUNE
Pozita:
3 Mjeshtër të Ndërtimtarisë së Ulët dhe Infrastrukturës
Vendi i punës:
Teren (lokacione të ndryshme brenda Kosovës)
Kompania:
A&B Engineering sh.p.k.
Data e fundit për aplikim:
23.07.2025
Përshkrimi i pozitës:
Kompania jonë vendore, e specializuar në telekomunikacaion dhe ndërtim të ulët dhe infrastrukturë (fiber, rregullim te shtratit te lumenjeve, kanalizime, rrugë lokale, ujësjellës, objekte të vogla ndërtimore, etj.), shpall konkurs për pozitën Mjeshtër i Ndërtimtarisë së Ulët dhe Infrastrukturës. Kandidati do të jetë përgjegjës për drejtimin e punimeve në terren dhe organizimin e ekipit ndërtimor.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Organizimi dhe mbikëqyrja e punimeve ndërtimore në terren
- Zbatimi i planeve teknike dhe koordinimi me inxhinierët e projektit
- Udhëheqja e ekipit të punëtorëve dhe ndarja e detyrave
- Sigurimi i përdorimit të drejtë të pajisjeve dhe materialeve ndërtimore
- Mbajtja e standardeve të larta të cilësisë dhe sigurisë në punë
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Përvojë pune si mjeshtër në ndërtimtari dhe projekte infrastrukturore (minimum 3 vite)
- Njohuri praktike dhe teknike të fushës së ndërtimit të ulët
- Aftësi për të udhëhequr ekip dhe për të marrë përgjegjësi
- Aftësi organizative dhe komunikimi
- Gatishmëri për të punuar në terren dhe në kushte fizike aktive
Ne ofrojmë:
- Kontratë pune sipas ligjeve në fuqi
- Pagë konkurruese në bazë të përvojës dhe aftësive drejtuese
- Ambient pune profesional dhe respekt për profesionistët
- Mundësi për angazhim afatgjatë dhe zhvillim profesional
Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe të dhënat personale përmes butonit "Apliko Këtu" apo në:
Email: info@ab-eng.com
Tel: 049 777 677
Adresa e Kompanisë: Zyrat qendrore – Llapnaselle, Prishtinë, Kosovë
Afati i fundit për aplikim: 23.07.2025