Agjent i Shitjes, Shofer
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalPozicioni : Agjent Shitje
Raporton te: Menaxheri i Shitjes
Përshkrimi i pozicionit të punës
Agjenti i shitjes është i orientuar pas detajeve, personi i organizuar. Në këtë pozicion ai luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e një shërbimi klienti ekselent dhe në rritjen e të ardhurave të kompanisë. Është lidhja midis kompanisë dhe klientëve drejt shërbimeve cilësore bazuar në standartet e kompanisë dhe tregut.
Raporton te menaxheri i linjës
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e agjentit të shitjes janë:
- Arritja e targetit të shitjes: Të arrijë volumet e shitjes sipas planit në territor/rutit që mbulojnë
- Prezenca e produktit: Arrin prezencen e produktit sipas KPI-ve
- Menaxhimi i Stokut/cilësisë/Produket jashtë stokut. Menaxhon në mënyrë efikase produktet stok dhe jashtë stokut brenda limiteve të lejuara. Mirëmban cilësinë e produkteve dhe shmang skadencat e produktit sipas një rotacioni efektiv të stokut në pikat e shitjes dhe sipas teknikave të shitjes dhe stokut.
- POSM/aktivitetet. Implementon vendosjen e materialeve në pikat e shitjes dhe programeve sipas standarteve të merchandaising.
- POSM/Aktivitete. Implementon vendosjen e materialeve promocionale dhe programeve sipas standarteve të merchandaising.
- Zhvillimi i tregut. Njeh shumë mirë zonën e tij, ndjek dinamikën e zhvillimit të zonës dhe informon supervizorin e shitjes për cdo lloj ndryshimi në treg.
- Cmimi i konsumatorit. Monitoron cmimet e konsumatorit dhe njofton supervizorin
- Marrëdhniet me konsumatorin. Mban marrëdhënie me konsumatorin nëpërmjet vizitave të rregullta dhe shërbimeve të përbashkëta bazuar në Rregulloren e Brendhsme të Kompanisë dhe Kodin e Sjelljes.
- Asetet e kompanisë: Mirëmban, kujdeset dhe mirëadministron asetet e kompanisë që është duke përdorur për të bërë punën e tij.
Aftësitë dhe Kompetencat
- Drejton bisedat, aftësi negociuese, planifikues efektivë, drejton drejt rezultatit, ekzekuton me ekselencë
- Dëgjues aktiv, menaxhues i kohës
Kërkesat
- Diplomë Bachelor në biznes, marketing, ekonomiks ose fusha të tjera të ngjashme.
- Minimumi 3 vite eksperiencë në shitje në FMCG
- Kuptimi I proçesit të shitjeve dhe dinamikave
- Shërbim klienti të shkëlqyer
- Njohuri shumë të mira të Paketës Microsoft Office
- Njohuri shumë të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar.
Pozicioni i punës : Shofer
Departmenti: Logjistikë
Vendi i punës: Kosovë
Raporton te: Koordinatori i Logjistikës dhe Magazinës
Përshkrim i shkurtër i pozicionit të punës
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për mbajtjen e te gjitha marrëdhënieve me klientin që furnizohet (kontakti i dorezimit te mallit).
- Përgjegjës për dorëzimin në kohë, destinacion të mallrave të porositura nga klienti.
- Përgjegjës për inventarin e mallit të marrë në dorëzim nga magazina dhe për dëmtimin e mallit gjatë transportit.
- Përgjegjës për masat administrative shtetërore për mall me dokumentacion jo sipas legjislacionit, te gjendur në mjetin e transportuesit (punëmarrësit).
- Përgjegjës për masat administrative shtetërore të cilat janë në kundershtim me legjislacionin në fuqi dhe rregulloren e punëdhënësit.
- Përgjegjës për arketimin e vlerave monetare të faturave të dala nga magazina, përjashtuar faturat që paguhen me bankë sipas kontratave të furnizimit.
- Përgjegjës për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e mjetit si dhe gjithë aseteve në përdorim.
- Përgjegjës për mirëmbajtjen teknike të mjetit, njofton shefin e teknikës për mbarimin e afateve të dokumentacionit dhe kohën që duhen bërë shërbimet e mjetit.
- Përgjegjës për ngarkimin dhe shkarkimin e mjetit tek klienti.
- Përgjegjës për masat administrative shtetërore, për shkelje të Kodit Rrugor, shkelje të karakterit subjektiv, psh: shkelje e sinjalistikës rrugore.
Kualifikimet dhe kërkesat
- Preferohet të ketë diplomë të shkollës së mesme ose ekuivalente me të.
- Patentë shoferi e vlefshme për automjetet e transportit kategoria B
- Eksperience e mëparshme pune mbi 2 vite
- Gatishmëria për t'iu përmbajtur rrugëve të përcaktuara, oraret, procedurat e sigurisë dhe ligjet e transportit.
Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara
- Mendon per biznesin: Punon per cilesine. Kontrollon punen e saj/tij per te rritur saktesine e plotesimin e detyrave sipas standarteve
- Jep kontributin maksimal. Ka sjellje prej fituesi. I perballon sfidat me konfidence dhe optimizem.
- Mbush me energji vartesit. Punon ne ekip. Jep mbeshtetje personale per vartesit/koleget.
- Udheheq drejt rezultatit. E kryen punen me ekselence. Ndermerr veprime per te permiresuar performancen/rezultatet
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit "Apliko Këtu"