1
PREMIUM PLUS

Teknik në Terren për Internet (2)

Ruaj
Telkos
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 
Konkurs
Telkos LLC është kompani e telekomunikacionit, e cila ofron internet me shpejtësi të lartë përmes fijeve optike, televizion kabllor dhe transmetim televiziv për klientët rezidencialë dhe organizatat e të gjitha llojeve në mbarë Kosovën.
Aplikoni pavarësisht nëse keni përvojë ose kërkoni një karrierë të re.
Për të plotësuar kërkesat e rritjes, hapim këto pozita në Prishtinë:
  • Teknik në Terren për Internet x2
Qëllimi
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të internetit, si dhe kyçja e klientëve të rinj.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
  • Lidhni, shkëputni, mirëmbani dhe instaloni pajisjet e kompanisë te klientët apo brenda rrjetit të internetit.
  • Përdorni mjetin transportues dhe pajisjet e punës në mënyrë të sigurt për veten dhe ekipin e punës, duke u kujdesur dhe mirëmbajtur ato vazhdimisht.
  • Instaloni, riparoni, mirëmbani dhe testoni linjat e aksesit për të gjitha llojet e pajisjeve dhe teknologjive.
  • Kryeni punët e nevojshme për të shtrirë kabllot brenda rrjetit dhe deri te klienti, nëpër shtylla, puseta dhe infrastrukturë fizike.
  • Kryeni punën sipas specifikave, udhëzimeve dhe planeve të pranuara nga mbikëqyrësit.
  • Kur është e nevojshme, i përshtateni orarit të punës sipas nevojave të biznesit.
  • Kujdesuni vazhdimisht për shëndetin dhe sigurinë në punë dhe, në rast të paraqitjes së rrezikut pas vlerësimit, informoni mbikëqyrësin menjëherë.
  • Vazhdimisht përdorni pajisjet personale mbrojtëse pa asnjë përjashtim.
  • Merrni pjesë në takimet dhe trajnimet e sigurisë dhe ato profesionale.
  • Punoni gjithmonë me profesionalizëm dhe sigurohuni për qëndrueshmërinë e punës tuaj dhe të ekipit të punës.
  • Menaxhoni tiketat dhe raportoni për punën e kryer dhe atë të planifikuar.
  • Jepni ide dhe merrni nisma për të përmirësuar punën tuaj dhe të ekipit të punës.
  • Komunikoni me klientët në mënyrë profesionale në të gjitha situatat, duke demonstruar mirësjellje, durim dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve në marrëdhëniet me klientët.
  • Bashkëpunoni me kolegët e punës me profesionalizëm dhe tregoni pozitivitet.
  • Kryeni detyra të tjera brenda pozitës, aftësive dhe kompetencave.
Kualifikimi i kërkuar
  • Përparësi është njohja e punës me fije optike.
  • Përparësi është njohja e punës me "Spllajs Aparat"
Shpërblimi dhe benefitet
  • Paga
  • Bashkëpunim afatgjatë dhe mundësi për avancim profesional
  • Shtesa për fëmijë nën moshën 18 vjeç
  • Shërbime të tjera nga kompania
Ju mirëpresim të aplikoni duke e dërguar CV-në e përditësuar përmes butonit 'Apliko Këtu' deri më 14.08.2025

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet