KosovaJob
KA Lift ULTRA

Asistent Teknik (Mekatronikë / Elektrik), Asistent Teknik – Praktikant, Mjeshtër për Montimin e Ashensorëve, Punëtor Sezonal

Lokacioni Ka skaduar!
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

SHPALLJE PUNE – KA LIFT Sh.p.k
Me seli në Prishtinë dhe me operim në të gjithë territorin e Kosovës, kompania KA LIFT Sh.p.k, e specializuar në instalimin dhe mirëmbajtjen e ashensorëve, po kërkon staf të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë profesional. Nëse dëshironi të zhvilloheni në fushën teknike dhe të punoni në një ambient dinamik, na kontaktoni!

Pozitat e hapura:

1. Asistent Teknik (Mekatronikë / Elektrik)
Kriteret:

  • Përfundim i shkollës teknike në Mekatronikë ose Elektrik, ose nxënës në vitin e 2-të apo 3-të;
  • Seriozitet dhe përkushtim;
  • Dëshirë për mësim dhe zhvillim profesional;
  • Aftësi për punë ekipore dhe në terren;
  • Gatishmëri për punë në lartësi dhe kushte të ndryshme;
  • Preferohet patent shofer kategoria B.

2. Asistent Teknik – Praktikant (Praktikë me Pagesë)
Kriteret:

  • Nxënës i shkollës teknike ose dikush i interesuar për zanat teknik;
  • Praktika ofrohet me pagesë;
  • Trajnim dhe mbështetje gjatë gjithë praktikës;
  • Mundësi fitimi përvoje dhe zhvillim profesional;
  • Mundësi punësimi afatgjatë pas praktikës;
  • Gatishmëri për punë në lartësi dhe kushte të ndryshme;
  • Preferohet patent shofer kategoria B.

3. Mjeshtër për Montimin e Ashensorëve
Kriteret:

  • Përvojë në montim ashensorësh;
  • Profesionalizëm dhe përgjegjësi;
  • Gatishmëri për punë në lartësi dhe kushte të ndryshme;
  • Patent shofer kategoria B.

4. Punëtor Sezonal (Me vendbanim në Prizren, Pejë dhe Prishtinë)
Kriteret:

  • Gatishmëri për punë fizike dhe ekipore;
  • Përkushtim dhe korrektësi;
  • Mundësi për punë në terren dhe në kushte të ndryshme;
  • Preferohet patent shofer kategoria B.

Çfarë ofrojmë:

  • Pagë fikse + bonuse sipas performancës dhe korrektësisë;
  • Shujta ditore të siguruara nga kompania;
  • Ambient pune profesional dhe trajnime të vazhdueshme;
  • Mundësi punësimi afatgjatë për praktikantët më të suksesshëm.

 Lokacioni i punës: Projekte në të gjithë Kosovën
 Aplikimet dërgohen përmes butonit "Apliko Këtu" ose në: kaliftshpk@gmail.com ose info@ka-lift.com
 Për informata: +383 43 711 012

Afati: ka skaduar · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
KA Lift
Punë të Përgjithshme
2Ndjekës
0Shpallje aktive
Kategoria
Skadon (Ka skaduar!)
Orari
Lokacioni