1
PREMIUM

Administrator/e i/e Platformës Kombëtare për Mbrojtje nga Diskriminimi për Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Ruaj
Terre des Hommes - Child Relief
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Administrator/e i/e Platformës Kombëtare për Mbrojtje nga Diskriminimi për Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian

https://raportodiskriminimin.org/

Data e fillimit    Janar 2024

Kohëzgjatja       6 muaj

Kontrata             për shërbime (80 orë brenda muajit)

Raporton tek     Zyra për Qeverisje të Mirë-Zyra e Kryeministrit dhe Terre des hommes

Paga mujore     355.00 € (neto)

Vendi i punës    Zyra për Qeverisje të Mirë

INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME

Terre des hommes (në tekstin e mëtejmë: Tdh), Misioni në Kosovë është një organizatë jo-fitimprurëse që ka funksionuar për më shumë se 20 vite në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke udhëhequr krijimin dhe forcimin e një sistemi kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. Fusha e ekspertizës së Tdh ka të bëjë me ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm dhe familjarët e tyre dhe anëtarët e komunitetit, për të fuqizuar institucionet lokale, regjionale, qeveritare, dhe aktorët kyç përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimit në vendin e punës, për të zhvilluar dhe zbatuar struktura, politika, standarde dhe procedura të ndjeshme ndaj fëmijëve.

Tdh Kosovë ka 3 programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e fëmijëve; 2) Migracioni dhe Anti-Trafikimi dhe 3) Drejtësia Për të Miturit.

Terre des homes në Kosovë është duke zbatuar projektin "Drejtësi Sociale për Romë, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë – faza II", në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe HEKS Foundation.  Terre des hommes do të vazhdojë praninë e saj në Kosovë dhe do t'i ndihmojë autoritetet vendore në ndërtimin e një sistemi efektiv të mbrojtjes së fëmijëve. Ndër fokuset e këtij projekti është: të ndihmojë zbatimin e legjislacionit përkatës për Mbrojtjen e Fëmijës, të zhvillojë legjislacionin sekondar, të sigurojë ekspertizën e nevojshme teknike, të zhvillojë shërbime të reja të specializuara dhe të ndërtojë infrastrukturën për mekanizmat e monitorimit dhe llogaridhënies.

Një nga objektivat kryesore të projektit “Drejtësa Sociale për Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë – faza II” është: Antigjipsizmi! Për realizimin e këtij objektivi realizohen shumë aktivitete si: hulumtime, ngritje e kapaciteteve të profesionistëve, punë dhe shërbime direkte me komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian e gjithashtu edhe vetëdijësimi i qytetarëve për rëndësinë e raportimit të rasteve të antigjipsizmit në përgjithësi dhe diskriminimit në veçanti. Një ndër aktivitetet e realizuara është edhe zhvillimi i Platformës Kombëtare për Mbrojtje nga Diskriminimi ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, në Qershor 2022.

QËLLIMI I ANGAZHIMIT

Qëllimi kryesor i platformës kombëtare për mbrojtje nga diskriminimi për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian (https://raportodiskriminimin.org/) është të ju ofrojë të gjithë qytetarëve të Kosovës një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për të raportuar rastet e diskriminimit dhe antigjipsizmit përmes telefonit ose laptopit të tyre nga komoditeti i shtëpisë, punës, rrugës apo kudo që ndodhen. Kjo platformë është projektuar dhe zhvilluar nga Zyra për Qeverisje të Mirë – Zyra e Kryeministrit, me mbështetjen e konsorciumit të përbërë nga: Terre des homes Kosova (Tdh), Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VoRAE) dhe Ndihma e Kishës Zvicerane (HEKS/EPER). Platforma i shërben Grupit Teknik për Mbrojtje nga Diskriminimi i komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian (i themeluar me vendimin e kryeministrit, me përbërje nga institucionet relevante dhe shoqëria civile) që të realizojë mandatin e trajtimit të ankesave të qytetarëve Rom, Ashkali dhe Egjiptian për forma të ndryshme të diskriminimit ndaj këtyre komuniteteve. Zyra për Qeverisje të Mirë - ZQM-ja është e përkushtuar që të sigurojë vazhdimësinë e kësaj platforme në nivel institucional. Platforma kombëtare përbëhet nga uebfaqja dhe aplikacioni mobil. Ajo përditësohet rregullisht me materialet e politikave dhe praktikave, duke përfshirë legjislacionin rajonal dhe kombëtar si dhe lajme rreth aktiviteteve të fundit në fushën e mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë. Përdoruesit e kësaj platforme mund të raportojnë rastet e tyre, por edhe rastet kur ata kanë qenë të pranishëm dhe nuk kanë qenë të lidhur personalisht me ata. Të gjitha rastet e raportuara shqyrtohen nga stafi profesional dhe do t'u referohen institucioneve përkatëse. Pjesë e domosdoshme e kësaj ekipe profesionale është administratori/ja i/e platformës. Për këtë arsye, Tdh Kosova në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë – Zyra e Kryeministrit kërkon të angazhojë një Administrator/e të - “Platformës kombëtare kundër diskriminimit për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian”.

PËRSHKRIMI I PUNËS

Administratori/ja i platformës është përgjegjës për të administruar punën e Platformës Kombëtare për Mbrojtje nga Diskriminimi ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian përmes:  përcjelljes së rasteve të reja të raportuara në platformë, përditësimit të bazës së të dhënave rreth rasteve, komunikimit me palët, adresimit të rasteve tek Zyra për Qeverisje të Mirë, grupi teknik për mbrojtje nga diskriminimi dhe eksperti ligjorë pjesë e ekipës, promovimit në platformë të aktiviteteve të Zyrës për Qeverisje të Mirë, Terre des hommes dhe të gjitha institucioneve dhe organizatave që punojnë në fushën e mbrojtjes dhe avansimit të të drejtave të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, shkrimit të raporteve bazuar në të dhënat e raportuara, mbledhjes së statistikave, marrjes pjesë në takime dhe raportimit para Grupit Teknik për Mbrojtjen kundër Diskriminimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Në bashkëpunim të ngushtë me Terre des hommes dhe Zyrën për Qeverisje të Mirë – Zyra e Kryeministrit i/e punësuara ka detyra dhe përgjegjësitë si në vijim:
  • Ndjek trajnimin për përdorimin e platformës si dhe bart njohurit e tij/saj tek personi/personat përgjegjës për platformën nga Zyra për Qeverisje të Mirë;
  • Mirëmban platformën dhe kontrollon në baza ditore rastet e raportuara;
  • Mban kontakte të rregullta me palët që paraqesin rastin;
  • Siguron konfidencialitetin e secilit përdoues të platformës;
  • Administron provat të cilat i dorëzojnë palët ankuese në Platformën Kombëtare për Mbrojtjen nga Diskiminimi për Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian;
  • Merr pjesë në takime me palët dhe pa vonesë përcjell informacionet tek ekipi profesional i platformës;
  • Mirëmban, përditëson dhe avancon bazën e të dhënave të nxjerrë nga Platforma Kombëtare për Mbrojtjen nga Diskriminimi për Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian;
  • Mbledh statistika;
  • Poston aktivitete, lajme, evente në uebfaqen e platformës;
  • Përgatit raporte mujore dhe vjetore;
  • Bashkëpunon me institucionet përgjegjëse për të adresuar ankesat/rastet e raportuara në platformë ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptianë;
  • Mban takime me institucionet relevante për të promovuar platformën (ueb dhe aplikacionin mobil);
  • Merr pjesë në takimet e grupit Teknik të Punës për mbrojtjen kundër diskriminimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në kuadër të Qeverisë së Kosovës;
  • Kohë pas kohe realizon edhe kërkesa nga grupi Teknik punues (psh ndonjë analizë më të thelluar të ndonjë rasti apo prezentim i ecurisë së një rasti konkret përpara grupit teknik;
  • Përcjell Gazeten Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe përditëson legjislacionin/ndryshimet në uebfaqe;
  • Intervenon në përmbajtjen e platformës duke tentuar që çdo herë informatat të jenë të sakta dhe të përditësuara;
  • Trajnon grupin teknik për përdorimin e platformës;
  • Merr pjesë në trajnime të organizuara nga ZQM dhe TdhK për ngritjen e kapaciteteve në fushën e të drejtave të komuniteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
  • Organizon dhe merr pjesë në sesione informuese me zyrtarët publik për t’i njoftuar rreth përdorimit të platformës;
  • Kryen punë të tjera të përshtatshme, për ekipin profesional të Platformës Kombëtare për Mbrojtjen nga Diskriminimi për Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian. 

KRITERET PËR APLIKIM

  • Të ketë përfunduar studimet në fushën e shkencave sociale;
  • Të ketë përvojë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe të drejtave të komuniteteve dhe mosdiskriminim me fokus te vecantë tek komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian;
  • Të ketë njohuri të kornizës ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare që ndërlidhet me diskriminimin; mbrojtjen dhe përfshirjen e të drejtave të komuniteteve.
  • Të ketë njohuri në procedurat e menaxhimit të rasteve dhe detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve të përfshira në këto procedura;
  • Gatishmëri dhe vullnet për të punuar me grupe të margjinalizuara;
  • Të ketë aftësi për të shkruar dhe artikuluar;
  • Të ketë njohuri bazike të teknologjisë informative;
  • Të ketë aftësi të bëjë përshkrime të aktiviteteve dhe ngjarjeve të rëndësieshme që ndërlidhen me komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptianë;
  • Të ketë aftësi të mbajë trajnime/sesione informuese që ndërlidhen me platformën;
  • Të ketë aftësi shumë të mira bashkëpunimi, komunikimi dhe koordinimi;
  • Të jetë i/e qasshëm dhe të marrë pjesë në takime me organizatën, partnerët dhe institucionet relevante sa herë që është e nevojshme;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze. Njohja e gjuhës serbe do të konsiderohet vlerë e shtuar.

AFATI I APLIKIMIT

Kandidatët që konsiderojnë se plotësojnë kriteret duhet të dërgojnë CV dhe letrën motivuese në gjuhën angleze në: kos.application@tdh.org. Ju lutem shënoni në titull të email-it “Administrator/e i platformës për mbrojtje nga diskriminimi” si dhe emrin dhe mbiemrin tuaj.

Afati për aplikim:  Kjo pozitë do të jetë e hapur nga data 30 nëntor 2023 deri më 14 dhjetor 2023.

* Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, Tdh nuk mund t'i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi ta keni parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve:

 Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së duke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit  dhe Rregullorën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.

Kategoria Administratë
Skadon 14/12/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet