Praktikant/e në ekipin e Arkivës
Praktikant/e në ekipin e Arkivës
Praktikanti/ja do të angazhohet në administrimin, sistemimin dhe arkivimin e dokumenteve, duke kontribuar në organizimin dhe mirëmbajtjen e arkivës së kompanisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kontrollon dhe verifikon dokumentet në përputhje me të dhënat në sistem;
- Sistemon dhe klasifikon dokumentet sipas udhëzimeve;
- Përgatit dokumentet për arkivim ose shkatërrim, sipas kritereve;
- Mban evidencë dhe përgatit raporte javore për punën e realizuar.
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
- Dëshmi që jeni student/e ose keni diplomë universitare;
- Shkathtësi kompjuterike (Microsoft Office);
- Aftësi për të punuar në ekip dhe shkathtësi të mira ndërpersonale;
- Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi të mira organizative.
Çka ofrojmë ne?
- Përvojë praktike në një kompani lider në telekomunikacion;
- Program të strukturuar trajnimi dhe zhvillimi;
- Program të mirëqenies për punonjësit;
- Forma të ndryshme shpërblimi dhe motivimi;
- Përfitime mobile (minuta në IPKO dhe operatorë të tjerë, SMS, internet mobil dhe kredi shtesë).
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të ketë mundësi të zgjerojë njohuritë dhe të zhvillohet profesionalisht.
Afati i fundit për aplikim: 10.11.2026
Lokacioni: Prishtinë, IPKO – Ulpianë
