1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Full Stack Developers (.NET & ReactJS)

Po kërkojmë 3 Full Stack Developers (.NET & ReactJS) për t’u bashkuar me ekipin tonë në zhvillimin e platformave inovative dhe zgjidhjeve digjitale.

Kërkojmë persona që:

  • Janë shumë komunikues dhe ekiporë, të aftë të ndajnë ide dhe të bashkëpunojnë ngushtë me të tjerët.
  • Kuptojnë logjikën e biznesit dhe marrin pjesë aktive në diskutime mbi vendime funksionale, jo vetëm teknike.
  • Duan të kontribuojnë në përmirësimin e mënyrës si punojmë, duke propozuar ide e zgjidhje, jo vetëm duke ndjekur udhëzime.

Nëse e sheh zhvillimin e softuerit si bashkë-krijim, dhe jo thjesht si detyrë, atëherë mund të jesh personi që po kërkojmë!

Përvoja e preferuar: 2 vjet
Megjithatë, nëse beson se ke aftësitë dhe përvojën personale për ta argumentuar veten, mirëpresim aplikimin tënd edhe nëse ke më pak përvojë.

Cfare ofrojme ne

Kjo është një mundësi tejet interesante për të punuar në projekte të reja që ende nuk kanë filluar, ideale për ata që kërkojnë të sfidojnë veten.

Ne ofrojmë një ambient pune mbështetës, kontrata të rregullta punësimi (përfshirë edhe pagën e 13-të), si dhe mundësi zhvillimi profesional përmes projekteve interesante në tregun evropian, duke përfshirë:
Aerospace & Defence, Fintech, Education, Science, Parental Control, Green Energy, dhe ERP të personalizuar.

Jo të gjitha aplikimet do të përzgjidhen për intervistë, prandaj të inkurajojmë të dërgosh sa më shumë material mbështetës (GitHub, projekte personale, përshkrim të projekteve ku ke marrë pjesë, rolin tënd, etj.) në mënyrë që të mund të vlerësojmë sa më drejt mundësinë tënde për të kaluar në fazën e intervistës.

 Lokacioni: Prishtinë
 Afati i fundit për aplikim: 30/11/2025
 Aplikimi përmes butonit "Apliko Këtu" ose në
jobs@innosolutions.io
 Për të mësuar më shumë rreth kompanisë: www.innosolutions.io ose LinkedIn.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet