1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë Staf Restoranti të përkushtuar dhe të organizuar për të mbështetur departamentin tonë në rritje dhe zhvillim.

Pozita: Staf Restoranti

Lokacioni: Ferizaj

Statusi: Orar i plotë – Orar i pjesshëm.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Të kryejë detyrat e caktuara nga përgjegjësi i restorantit ose menaxheri i turnit.
  • Të punojë me korrektësi, përgjegjësi dhe profesionalizëm.
  •  Të respektojë orarin e punës dhe rregullat e brendshme të restorantit.
  •  Të mbajë pastër dhe të rregullt vendin e punës.
  •  Të zbatojë rregullat e higjienës dhe sigurisë në punë.
  •  Të kujdeset për pajisjet, inventarin dhe materialet e punës.
  • Të bashkëpunojë me anëtarët e tjerë të stafit.
  • Të ofrojë shërbim të sjellshëm dhe korrekt ndaj klientëve.

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese.
  • Ushqim (shujtë) falas, gjatë orarit të punës.
  • Orar fleksibil (me nderrime të ndryshme).
  •  Mundësi reale avancimi në karrierë.
  •  Trajnim të paguar dhe zhvillim professional.
  •  Ambient pune pozitiv dhe ekip mbështetës.

Kualifikimet 

  • Përvojë në shërbim ndaj klientit (preferohet)
  • Komunikim i mirë dhe sjellje profesionale
  • Aftësi për të punuar nën presion
  • Respektim i standardeve të higjienës
  • Aftësi organizimi dhe pune në ekip

Afati i fundit për aplikim është 31.07.2026

Linku për aplikim: https://jobs.hebskosova.com/job-application-form?id=217

*Vetëm kandidatet te cilat hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet