KosovaJob
Heb's PREMIUM+E re

Koordinator/e i/e Marketingut

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Menaxhment Skadon më 10 dhjetor 2026
Apliko tani
	 	 

Rreth Heb's Kosova

Heb's Kosova është një nga kompanitë lider dhe me rritjen më të shpejtë në industrinë e gastronomisë në Kosovë. Me prezencë aktuale në 29 lokacione dhe me mbi 1,500 punonjës, ne i shërbejmë çdo ditë mijëra konsumatorëve duke ofruar produkte cilësore dhe një përvojë të shkëlqyer shërbimi.

Në Heb's, besojmë se njerëzit janë aseti ynë më i vlefshëm. Investojmë vazhdimisht në zhvillimin profesional të punonjësve, promovojmë kulturën e bashkëpunimit, meritokracisë dhe inovacionit, si dhe krijojmë mundësi reale për rritje dhe avancim në karrierë.

Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë të rekrutojmë: Koordinator/e i/e Marketingut. Kandidatët ideal duhet të jenë të përkushtuar, të organizuar dhe fleksibil për të mbështetur dhe udhëhequr departamentin tonë në rritje dhe zhvillim. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie dinamike, me standarde të larta profesionale dhe një kulturë pune që vlerëson performancën, integritetin dhe zhvillimin e vazhdueshëm, ju ftojmë të bashkoheni me ekipin e Heb's Kosova.

Qyteti: Prishtinë

Statusi: Full Time 

Pozita: Koordinator/e i/e Marketingut

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Planifikon, koordinon dhe zbaton aktivitetet e marketingut në përputhje me strategjinë e kompanisë;

  • Koordinon realizimin e fushatave promocionale, sezonale dhe komerciale;

  • Koordinon aktivitetet e marketingut tradicional dhe digjital;

  • Koordinon dhe monitoron rrjetet sociale të kompanisë;

  • Koordinon krijimin dhe publikimin e përmbajtjeve tekstuale, grafike dhe audiovizuale;

  • Monitoron dhe analizon performancën e fushatave të marketingut;

  • Realizon hulumtime të tregut dhe analiza të konkurrencës;

  • Propozon ide dhe iniciativa për rritjen e shitjeve dhe promovimin e produkteve;

  • Siguron respektimin e standardeve të identitetit vizual dhe imazhit të markës;

  • Koordinon përgatitjen dhe shpërndarjen e materialeve promocionale;

  • Organizon dhe koordinon eventet, aktivitetet promocionale dhe hapjen e njësive të reja;

  • Bashkëpunon me agjencitë e marketingut, furnitorët, influencerët dhe partnerët e jashtëm;

  • Koordinon aktivitetet e marketingut me departamentet dhe njësitë operative të kompanisë;

  • Monitoron zbatimin e ofertave dhe fushatave promocionale në të gjitha njësitë;

  • Përgatit raporte periodike mbi aktivitetet dhe performancën e marketingut;

  • Identifikon mundësitë për përmirësimin e vazhdueshëm të aktiviteteve të marketingut;

  • Respekton politikat, procedurat dhe standardet e brendshme të kompanisë;

  • Kryen detyra të tjera që ndërlidhen me natyrën e pozitës, sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit

Kualifikimet dhe përvoja profesionale:

  • Diplomë universitare në Marketing, Ekonomi, Menaxhim, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme;

  • Minimumi dy (2) vite përvojë profesionale në marketing ose pozita të ngjashme.

Aftësitë:

  • Aftësi të mira organizative dhe koordinuese;

  • Aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese;

  • Kreativitet dhe iniciativë profesionale;

  • Aftësi për punë të pavarur dhe në ekip;

  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve;

  • Fleksibilitet dhe përshtatshmëri.

Mundësi të barabarta punësimi

Heb’s Kosova është një punëdhënës i cili ofron punësim me mundësi të barabarta dhe inkurajon të gjithë individët e kualifikuar të aplikojnë, pa diskriminim bazuar në gjini, moshë, etni, racë, fe, aftësi të kufizuara, status martesor ose përkatësi tjetër personale. Ne besojmë në diversitetin, përfshirjen dhe respektin e ndërsjellë si një pjesë thelbësore të kulturës sonë biznesore.

Procesi i Përzgjedhjes

Dorëzimi i këtij aplikimi nga ana e kandidatëve nuk përfaqëson asnjë përgjegjësi të asnjë lloji për kompaninë, dhe kompania ka të drejtë të vendosë standardet që i konsideron të përshtatshme për punën sipas informacionit të disponueshëm për të gjithë aplikantët dhe të zgjedhë kandidatët që do të marrin pjesë në procedurat e rekrutimit nga radhët e aplikantëve në përputhje me këto standarde.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Konkursi mbetet i hapur nga data e publikimit deri më 10.12.2026

Linku për aplikim: https://jobs.hebskosova.com/job-list?id=255

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në bazë të kritereve të konkursit do të kontaktohen për intervistë.

Bashkohuni me ekipin e HeB’s!

 

Afati: 10 dhjetor 2026 · edhe 14 ditë
Apliko tani
Heb's
Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
14Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Menaxhment
Skadon 10/12/26 (14 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë