GUSTO shpall konkurs për keto pozita sipas njësive të mëposhtme:
GUSTO, Prishtina Mall GUSTO, Sheshi “Zahir Pajaziti” GUSTO, “The Village” Ferizaj
Kamarier/e 5 vende pune Kamarier/e 2 vende pune Barist/e 1 vend pune
Barist/e - 2 vende pune Shankist/e 2 vende pune Shankist/e 2 vende pune
GUSTO, Rruga B GUSTO, Mitrovice Shesh GUSTO, “Gjakova Park”
Shankist/e 2 vende pune Menaxher/e 1 vend pune Kamarier/e 1 vend pune
Barist/e 1 vend pune Kamarier/e 1 vend pune Shankist/e 1 vend pune Kamarier/e 1 vend pune Shankist/e 1 vend pune Pergjegjes/e Nderrimi 1 vend pune
Barist/e 1 vend pune
GUSTO, Gjilan BONNARD Factory – Çagllavicë Barist/e 1 vend pune Menaxher Operacional 2 vende pune
Kamarier/e 1 vend pune Ndihmes Pastiçer/e 1 vend pune
Mjeshtër i Akullorës 1 vend pune
Menaxher/e
Detyrat dhe Përgjegjësit:
- Planifikimi dhe organizimi i të gjitha proceseve operative, përfshirë orarin e punës së stafit, menunë dhe porositjet e furnizimit.
- Sigurimi që klientët të kenë përvojë të shkëlqyer dhe shërbim profesional.
- Mbikëqyrja e buxhetit ditor/mujor, kontrolli i kostove dhe raportimi financiar.
- Monitorimi i cilësisë së ushqimit/shërbimit në përputhje me standardet e kompanisë.
- Trajnimi, motivimi dhe vlerësimi i stafit, përfshirë ndarjen e detyrave dhe zgjidhjen e situatave konfliktuale në ekip.
- Kontrolli i pastërtisë dhe standardeve të higjienës sipas rregullave HACCP.
- Bashkëpunimi me furnitorët, negociimi i çmimeve dhe sigurimi i stokut optimal.
- Menaxhimi i ankesave të klientëve dhe gjetja e zgjidhjeve efikase.
- Sigurimi i respektimit të politikave të kompanisë dhe rregulloreve ligjore.
- Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve periodike për menaxhmentin.
E preferueshme :
Integritet i lartë profesional dhe përgjegjësi e lartë në punë.
- Aftësi të forta organizative, udhëheqëse dhe komunikimi.
- Qasje pozitive, motivuese dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të marrë vendime të shpejta dhe të sakta.
- Përvojë pune minimum 3 vite në sektorin e gastronomisë.
- Aftësi bazike në përdorimin e kompjuterit dhe raportimit (Excel, dokumente financiare).
- Fleksibilitet për punë në orar të zgjatur sipas nevojës së biznesit.
Detyrat dhe Përgjegjësit:
- Kontrollimi dhe vlersimi i dyqanit në tërsi ,nese është gjithqka në rregull për të filluar orari i
punës;
- Kujdeset per nivelin e pastertis në tërsi, ndihmon në procesin e porosive të mallit;
- Ndihmon në procesin e pergaditjev të porosive të cilat pergaditen ne shank ,dhe kontrollon ato
nese jan ne përputhshmeri me rregulloren e Kompanis.
- Kontrollon qdo porosi të shtypet me kupon fiskal .
- Kujdeset per kontrollimin e stokut të njesisë punuse dhe barazon atë në qdo fundë muaj .
- Organizon ndërrimin me stafin ,që puna të zhvillohet me efikasitet .
- Kontrollon afatin e produktev ,dhe siguron qe ato të servohen ne baze të menus së Kompanis .
- Kujdeset për mikpritjen e klientve dhe përcjell sjelljet e stafit ,nese është duke u zhvilluar
gjithqka në baze të Rregullores së Kompanis.
E preferueshme :
- Të ketë përvojë pune në sektorin e gastronomisë (minimum 1–2 vite është përparësi).
- Aftësi për të udhëhequr ekipin, për të motivuar dhe për të ndarë detyrat në mënyrë efikase.
- Aftësi të mira komunikimi me stafin dhe klientët.
- Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve të shpejta.
- Pergjegjësi të lartë dhe qasje profesionale në punë.
- Fleksibilitet për punë me orare .
- Njohuri bazike të arkës dhe procedurave të pagesave.
- Aftësi për të mbajtur standardet e higjienës dhe të shërbimit gjatë gjithë ndërrimit.
Barist/e
Detyrat dhe Përgjegjësit:
- Përgatitja e espresso-s dhe kafesë sipas standardeve.
- Përgatitja e pijeve të tjera si cappuccino, latte, macchiato, dhe pije të ndryshme sipas menys tone.
- Përgatitja e qumështit të vaporizuar për pije të tilla si cappuccino dhe latte.
- Menaxhimi i inventarit të materialeve si kafeje, gota, pjatë, dhe pajisje të tjera te jene te pasterta .
- Shërbesa e pijeve me profesionalizëm dhe miqësi.
- Ruajtja e një ambienti të pastër dhe të rregullt në kafene.
- Pastërtia e aparaturave dhe pajisjeve të përdorura në përgatitjen e pijeve.
- Sigurimi që zona e punës dhe kafeja janë të pastërta dhe të organizuara gjatë gjithë kohës së punës.
- Krijimi dhe ndryshimi i menysë së pijeve sipas trendeve dhe preferencave të klientëve.
E preferueshme :
- Njohuri bazike ose interes për artin e kafesë, përgatitjen e pijeve të ngrohta dhe të ftohta.
- Aftësi të mira komunikimi dhe sjellje pozitive ndaj klientëve.
- Aftësi për të punuar shpejt, me saktësi dhe në ambiente të ngarkuara.
- Fleksibilitet për punë në ndërrime dhe gatishmëri për t’u trajnuar në standardet e kompanisë.
- Aftësi për mirëmbajtjen e makinës së kafesë dhe higjienës së shankut.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndihmuar kolegët kur është e nevojshme.
- Kujdes në paraqitje, pastërti dhe profesionalizëm në çdo situatë.
Shankist/e
Detyrat dhe Përgjegjësit:
- Krijimi dhe përgatitja e produktev unike ne baze te menus së kompanis,dhe të personalizuara sipas preferencave të klientëve.
- Shërbesa e pijeve me profesionalizëm dhe miqësi.
- Këshillimi i klientëve në zgjedhjen e pijeve dhe embelsirav në përshkrimin e karakteristikave të tyre.
- Ruajtja e një ambienti të pastër dhe të rregullt në kafene.
- Pastërtia e aparaturave dhe pajisjeve të përdorura në përgatitjen e pijeve.
- Sigurimi që zona e punës dhe kafeja janë të pastërta dhe të organizuara gjatë gjithë kohës së punës.
- Kontrollimi i afatiti te embelsirav dhe produktvev tjer si pije ,pemë, brumra
E preferueshme :
- Përvojë paraprake në shank ose në pozita të ngjashme (e preferueshme).
- Aftësi për të punuar me makina profesionale të shankut.
- Njohje të rregullave të higjienës dhe mirëmbajtjes së pastërtisë.
- Shpejtësi dhe efikasitet në periudhat me fluks të madh.
Kamarier/e
Detyrat dhe Përgjegjësit:
- Mirëseardhja e klientëve me një sjellje të këndshme dhe profesionale.
- Ofrimi i ndihmës dhe këshillave në përzgjedhjen e produktev .
- Pranimi i porosive nga klientët dhe sigurimi i regjistrimit të saktë të tyre.
- Shërbesa e ushqimit dhe pijeve me kujdes dhe saktësi
- Sigurimi që çdo pjatë është i përgatitur dhe i shërbyer sipas standardeve dhe preferencave të klientëve.
- Pastërtia dhe përkujdesja e tavolinave dhe zonës së klientëve.
- Sigurimi i tavolinave të përgatitura me pjatat dhe mbulesat e nevojshme.
- Bashkëpunimi me kuzhinën për të përcjellë nevojat dhe ndryshimet e klientëve.
- Komunikimi i vazhdueshëm me ekipin e shërbimit për të siguruar një shërbesë të koordinuar dhe efikase.
- Pranimi i pagesave nga klientët dhe menaxhimi i arkës.
- Respektimi dhe zbatimi i ligjeve dhe rregullave të sigurisë ushqimore dhe ambientore.
- Përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve sipas standardeve të vendit dhe legjislacionit.
E preferueshme :
- Përvojë pune në gastronomi është përparësi, por pranohen edhe kandidatë pa përvojë me vullnet për të mësuar.
- Aftësi të mira komunikimi dhe sjellje të shkëlqyer ndaj klientëve.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në ambiente dinamike.
- Shkathtësi në organizimin e porosive dhe dorëzimin e tyre me saktësi.
- Mirësjellje, profesionalizëm dhe paraqitje e rregullt.
Menaxher i Operatives:
Detyrat dhe Përgjegjësit:
- Menagjimi i operacionev të përditshme deri te ofrimi i këshillave strategjike.
- Hartimi i strategjive dhe protokolleve operative (per Area Menagjer /Menagjer Dyqani)
- Mbikqyrja e perditshme administrative dhe operacionale ,duke raportuar drejtperdrejt tek Ceo.
- Harton dhe zbaton strategjit ,planet dhe procedurat e operimit te biznesit .
- Vendos objektiva gjithëpërfshirse per performancen dhe rritjen e efikasitetit te dyqanev dhe forces shitëse.
- Krijon politika qe promovojn kulturen dhe vizionin e kompanisë.
- Drejton punonjësit që të arrijne performancën dhe përkushtimin maksimal ne nivel te dyqaneve
- Vlerëson performancën duke analizuar dhe interpretuar të dhënat dhe metrikat ne nivel te dyqaneve
- Shkruan dhe dorëzon raporte tek CEO për të gjitha çështjet me rëndësi
- Ndihmon CEO në sipërmarrjet për arritjen e objektivave operative
- Merr pjesë në aktivitetet e zgjerimit
- Menaxhon marrëdhëniet me partnerët/shitësit ne nivel te logjistikes dhe dyqaneve
- Kontrakton nivelin teknik te mirmbajtes se dyqaneve
- Percakton kornizen e shpenzimve ne nivel te dyqaneve
- Oprimalizon stafin dhe kostot e dyqaneve.
- Udheheqe dhe asiston menaxhere te dyqaneve ne punen dhe organizimit e dyqanit nga (A deri Z)
E preferueshme :
- Përvojë 2–3+ vjet në menaxhim operativ, menaxhim stafi ose role të ngjashme.
- Eksperiencë në sektorin e gastronomisë.
- Aftësi të avancuara menaxheriale
- Orientim të fortë ndaj rezultatit dhe optimizimit të proceseve.
- Aftësi për të analizuar të dhënat operacionale dhe për të marrë vendime strategjike.
- Aftësi për të komunikuar qartë me stafin, drejtuesit dhe klientët.
- Aftësi për të menaxhuar konflikte dhe për të dhënë feedback konstruktiv.
- Aftësi për të motivuar ekipin dhe për të ndërtuar kulturë pozitive pune.
- Përvojë në menaxhimin e turneve, planifikimit të orareve dhe trajnimit të stafit.
- Adaptim ndaj ndryshimeve të shpejta në operacione.
- Qasje proaktive ndaj përmirësimeve të proceseve.
- Fokus në cilësi dhe standarde
- Ruajtje e standardeve të kompanisë në çdo departament.
- Kontroll i higjienës, rregullit, shërbimit dhe produktit final.
- Të ketë njohuri në gjuhën angleze
Ndihmës Pastiçer/e
Detyrat dhe Prgjegjesit:
- Përgatitja e testores së nevojshme për përgatitjen e ëmbëlsirave.
- Përgatitja e kremit, glazurave, qumështit të ëmbëlsirave dhe pjesëve të tjera përbërëse.
- Përgatitja e ëmbëlsirave të ndryshme si kekë, biskota, torta, petalat, etj.
- Krijimi i dekorimeve të ndryshme për të shtuar estetikën dhe shijen në ëmbëlsira.
- Mbajtja e inventarit të lëndëve të para, përfshirë fruta, lëvozhgë, çokollata, qumësht, etj.
- Zgjedhja e furnizimeve të cilat janë të nevojshme për përgatitjen e ëmbëlsirave.
- Sigurimi që të gjitha veprimet dhe vendndodhjet janë të pastra dhe të përputhshme me
standartet e higjienës.
- Kontrollimi dhe ruajtja e produktit të bërë në pajtueshmëri me datat e skadimit.
- Zhvillimi i recetave të reja dhe përmirësimi i atyre ekzistuese.
- Testimi i recetave të reja për të siguruar cilësi dhe shije optimale.
Te Preferueshme;
- Përvojë në kuzhinë, pastiçeri.
- Njohuri bazë për përgatitjen e ëmbëlsirave, brumërave dhe dekorimin.
- Aftësi për të punuar në ekip.
- Përgjegjësi, përpikëri dhe higjienë të lartë në punë.
- Gatishmëri për të mësuar teknika të reja.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet.
- Fleksibilitet me orarin e punës.
- Komunikim i mirë dhe sjellje profesionale.
Mjeshtër i Akullorës
Detyrat dhe Përgjegjësit:
- Përgatitja e akullores sipas recetave dhe standardeve të kompanisë.
- Përdorimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve për prodhimin e akullores.
- Matja dhe përzierja e saktë e përbërësve.
- Kontrolli i cilësisë, shijes dhe strukturës së akullores.
- Respektimi i rregullave të higjienës dhe sigurisë ushqimore.
- Ruajtja e pastërtisë së hapësirës së punës dhe pajisjeve.
- Menaxhimi i lëndëve të para dhe raportimi kur nevojitet furnizim.
- Bashkëpunimi me ekipin për të siguruar prodhim cilësor dhe në kohë.
Te preferueshme:
- Përvojë në prodhimin e akullores, pastiçeri ose fushë të ngjashme.
- Njohuri për standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore.
- Aftësi për të punuar me pajisje profesionale të prodhimit.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe përkushtim ndaj cilësisë.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion.
- Përgjegjësi, përpikëri dhe organizim i mirë.
- Gatishmëri për të punuar me orar fleksibil.
Për aplikim kontaktoni në adresat e mëposhtme:
Tel: +38344626700
Email: gustohr@bonnard.al ose permes butonit te meposhtem
