GS Consulting LLC, për klientin e tij, i cili është në fazë të zgjerimit të ekipit dhe zhvillimit të mëtejshëm të operacioneve, është në kërkim të profesionistëve të motivuar për t'iu bashkuar ekipit në pozitat e mëposhtme:
Kompania operon në industrinë e furnizimit dhe shpërndarjes së materialeve elektrike dhe sistemeve të ndriçimit, duke ofruar produkte dhe zgjidhje të përshtatura për nevoja të ndryshme profesionale dhe komerciale. Përmes eksperiencës së ndërtuar ndër vite, është pozicionuar si një partner i besueshëm për klientët e saj.
Pozitat e hapura:
Menaxher/e i/e Shitjeve në Terren
- Preferohen studime të përfunduara në Menaxhim Biznesi, Marketing, Ekonomi ose fusha të ngjashme
- Përvojë në shitje dhe/ose në sektor përbën avantazh
- Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese
- Patentë shoferi, kategoria B
- Njohuri bazike të programeve MS Office
Specialist/e e Shitjeve të Ndriçimit
- Studime të përfunduara në Arkitekturë, Dizajn Interieri, Inxhinieri Elektrike, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme
- Aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese
- Orientim ndaj klientit dhe rezultateve në shitje
- Njohuri të AutoCAD dhe/ose DiaLux
- Përvoja në shitje përbën avantazh
Sales Engineer
- Studime të përfunduara në Inxhinieri Elektrike, Elektromekanike, Energjetike ose fusha të ngjashme
- Njohuri të mira teknike në sistemet elektrike dhe ndriçim
- Aftësi të mira komunikuese dhe orientim ndaj klientit
- Njohuri në AutoCAD dhe MS Office përbëjnë avantazh
- Patentë shoferi, kategoria B
Arkëtar/e
- Përvoja në pozita të ngjashme përbën avantazh
- Aftësi të mira organizative dhe numerike
- Saktësi, përgjegjësi dhe integritet në punë
Depoist
- Përvojë të punës në depo ose logjistikë përbën avantazh.
- Përgjegjësi, organizim dhe saktësi në sistemimin e mallrave.
Shofer
- Patentë shoferi, kategoria B.
- Përvojë në transport dhe shpërndarje të mallrave përbën avantazh.
Informata shtesë për konkursin:
- Pagë konkurruese e përshtatur sipas përvojës dhe kualifikimeve të kandidatit.
- Skemë të bonusit të bazuar në performancë.
- Orari i punës: 08:00 – 16:30.
- Lokacioni i punës: Zona afër Prishtina Mall.
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në email adresën: administration@gentshala.com.
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e emailit pozitën për të cilën aplikoni.
