KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE
FLY INN LLC – RESTAURANT Cloud
Pozita: Kamarier/e
Vendi i punës: Vragoli, Fushë Kosovë
Kompania: Fly Inn LLC
Fly Inn LLC, hotel dhe restaurant me standarde bashkëkohore, shpall konkurs për plotësimin e pozitës:
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëseardhja dhe shërbimi profesional i mysafirëve;
- Marrja dhe regjistrimi i porosive të ushqimit dhe pijeve;
- Shërbimi i ushqimeve dhe pijeve sipas standardeve të restaurantit;
- Përgatitja dhe mirëmbajtja e tavolinave dhe hapësirës së restaurantit;
- Kujdesi për pastërtinë dhe rregullin në zonën e shërbimit;
- Komunikimi korrekt dhe profesional me mysafirët;
- Bashkëpunimi me kuzhinën, barin dhe pjesën tjetër të stafit;
- Përkujdesja që mysafiri të ketë një përvojë sa më të mirë gjatë qëndrimit në restaurant;
- Zbatimi i procedurave dhe standardeve të punës së Fly Inn;
- Kryerja e detyrave të tjera që lidhen me pozitën dhe operimin e restaurantit.
Kriteret dhe kualifikimet:
- Përvojë paraprake si kamarier/e përbën përparësi;
- Aftësi të mira komunikuese dhe sjellje profesionale;
- Përkushtim ndaj punës dhe orientim drejt shërbimit ndaj klientit;
- Aftësi për të punuar në ekip;
- Fleksibilitet për punë me ndërrime;
- Përpikëri, përgjegjësi dhe korrektësi në punë;
- Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi;
- Përvoja në hoteleri/restorante përbën përparësi.
Kushtet e punës:
- Orari: 40 orë në javë;
- Pushim: 2 ditë pushim në javë, sipas orarit të punës;
- Puna organizohet me ndërrime, sipas nevojave operative të restaurantit;
- Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe aftësitë e kandidatit;
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim brenda kompanisë;
- Punë në një ambient profesional dhe bashkëkohor.
Si të aplikoni:
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në:
E-mail: Flyinnhotelks@gmail.com
Kontakt: 048 755 155
Aplikimet do të shqyrtohen në mënyrë konfidenciale dhe vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistës do të kontaktohen.
Lokacioni i punës:
Fly Inn LLC – Vragoli, Fushë Kosovë
