KosovaJob
Erc Trade PREMIUM+

Punëtor në Prodhim / Sezonal, Merchandiser, Shitës Ambulantiv, Vozitës

Lokacioni Ka skaduar!
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

ERC TRADE L.L.C. shpall konkurs për pozitën: 

  • Punëtor në Prodhim / Sezonal,
  • Merchandiser
  • Shitës Ambulantiv
  • Vozitës

Punëtor në Prodhim / Sezonal - Përgjegjësitë kryesore:

  • Bënë paketimin e gotave;
  • Mbikëqyr dhe kujdeset për procesin e gotave gjatë prodhimit;
  • Bënë riparime të imëta sipas mundësive të tij/saj, si dhe e njofton më kohë menaxherin për nevojën e riparimit të makinave;
  • Mbanë zonën e punës dhe pajisjet në gjendje të pastër dhe të rregullt dhe bënë ndjekjen e rregullave të përshkruara të sigurisë;
  • Raporton produktin e dëmtuar ose kushtet e diskutueshme tek mbikëqyrësi;
  • Bënë riparime të imta sipas mundësive të tij, si dhe e njofton me kohë menaxherin për nevojën e riparimit të makinave;

Merchandiser - Përgjegjësitë kryesore:

  • Është përgjegjës për ruajtën dhe zgjerimin e pozicionimeve dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të kompanisë nëpër pikat shitëse te përcaktuara;
  • Përkujdesët për plotësimin e stokut të produkteve ne rafte dhe për vendosjen e produkteve në rafte sipas planogrameve dhe udhëzimeve të kompanisë;
  • Sigurohet që të gjitha produktet janë të dukshme, të pastërta dhe të renditura sipas standardeve të brendit, si ne rafte te rregullta ashtu edhe ne pozita sekondare;
  • Përkujdeset për rritjen e dukshmërisë së produkteve duke shtuar numrin e facing në rafte sipas objektivave të përcaktuara;
  • Monitoron gjendjen e stokut dha përkujdesët për afatet e skadimit të produkteve;
  • Mirëmbanë freskinë e produkteve duke implementuar parimin FIFO (first in - first out);
  • Kujdeset për vendosjen dhe mirëmbajtjen e çmimeve me pakice të produkteve;
  • Vendosja dhe mirëmbajtja nëpër pika shitëse e materialeve promovuese sipas strategjisë se brendeve përkatëse;
  • Mbledhja e informatave nga tregu dhe raportimi ne kompani;
  • Respektimi i orarit dhe itinerarit (rute planit) të vizitave të përditshme në teren;
  • Kryen edhe punë tjera në përputhje me vendin e caktuar të punës sipas rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga ana e Kompanisë dhe menaxherit mbikëqyrës;

Shitës Ambulantiv - Përgjegjësitë kryesore:

  • Prezantimi dhe promovimi i produkteve te blerësit ekzistues dhe potencial;
  • Shitja e produkteve te kompanisë dhe menaxhimi i pagesave;
  • Vizita dhe ndërtimi i marrëdhënieve me klientët;
  • Monitoron gjendjen e stokut dha përkujdesët për afatet e skadimit të produkteve;
  • Mirëmbanë freskinë e produkteve duke implementuar parimin FIFO (first in - first out);
  • Kujdeset për vendosjen dhe mirëmbajtjen e çmimeve me pakice të produkteve;
  • Vendosja dhe mirëmbajtja nëpër pika shitëse e materialeve promovuese sipas strategjisë se brendeve përkatëse;
  • Mbledhja e informatave nga tregu dhe raportimi ne kompani;
  • Raportimi dhe koordinimi me mbikëqyrësin;
  • Respektimi i orarit dhe itinerarit (rute planit) të vizitave të përditshme në teren;
  • Kryen edhe punë tjera në përputhje me vendin e caktuar të punës sipas rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga ana e Kompanisë dhe menaxherit mbikëqyrës;

Vozitës - Përgjegjësitë kryesore:

  • Realizon transportimin e mallit nga depo tek blerësit në tërë territorin e Kosovës;
  • Sipas nevojës të transportojë mallra për nevojat urgjente të Kompanisë;
  • Përgjegjës për mallin e ngarkuar në mjetin motorik të cilin e drejton;
  • Vozitja e mjetit motorik të kompanisë si dhe përgjegjësia për mjetin motorik kur e drejton atë;
  • Përkujdeset për përdorimin racional dhe mirëmbajtjen e rregullt të kombit;
  • Kryen punë të tjera sipas nevojës së kompanisë dhe natyrës së punës;
  • Të jetë i përgjegjshëm duke respektuar standardet dhe rregullat e punës;
  • Të merr përgjegjësi dhe të ofroj llogaridhënie;

Mbikëqyrja:

  • Punëtor në Prodhim punon nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë dhe raporton tek Menaxheri i prodhimit.
  • Merchandiser punon nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë dhe raporton tek Menaxheri i tregut/shitjes.
  • Shitësi ambulantiv punon nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë dhe raporton tek Menaxheri për ambullantiv.
  • Vozitës punon nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë dhe raporton tek Kryedepoisti dhe Menaxheri i Logjistikës.

Kushtet e përgjithshme për pozitën Punëtor në Prodhim:

  • Përvoja e punës e ngjajshme së paku 1 vit do te konsiderohet përparësi.
  • Të ketë aftësi të punojë punë ekipore dhe individuale.
  • Të ketë aftësi të punojë punë me ndrrime.
  • Përkushtim dhe etikë në punë

 Kushtet e përgjithshme për pozitën Merchandiser, Shitës Ambulantiv dhe Vozitës: 

  • Të kenë të kryer së paku shkollën e mesme; 
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup; 
  • Gatishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibil;
  • Preferohet të ketë përvojë pune në pozitën përkatëse; 
  • Të posedojë patentë shofer kategoria B. 

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë direkt përmes butonit "Apliko Këtu" ose të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: hr@erctrade-ks.com

Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni dhe regjioni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme. 

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohem në fazat e mëtejme të rekrutimit

Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.

Afati: ka skaduar · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
Erc Trade
Retail dhe Distribuim
3Ndjekës
0Shpallje aktive
Kategoria
Skadon (Ka skaduar!)
Orari
Lokacioni