1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 
TERMAT E REFERENCËS PËR AUDIT
 
Hyrje
Informata të përgjithshme
 
Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK) është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, themeluar me 4 mars 2007 nga prindër të personave  me sindromën Down (SD).  DSK është regjistruar  me 5 Prill 2007, me  Numër Regjistrimi; 5111389-6 dhe Nr. Fiskal: 600279485. DSK është organizatë nacionale e komunitetit  e shtrirë me shërbimet e veta në pesë (5) zona rajonale të vendit; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan.
 
Vizioni
 
Një shoqëri ku respektohet diverziteti njerëzor dhe personat me sindromën Down kanë mundësi te barabartë dhe mund te realizojnë potencialin e tyre.
 
Misioni
 
Promovimin, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me sindromë Down në Kosovë dhe familjarëve të tyre.
 
Deri më tani Shoqata ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron mbi 980 famije të anëtarëve të komunitetit, për të organizuar nisma mbi promovimin dhe realizimin e të drejtave të barabarta të personave me sindromë Down dhe në përgjithësi të personave me aftësi të kufizuar. DSK ka punuar dhe vazhdon të punojë fuqishëm në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të personave me sindromë Down. DSK deri më tani ka inicuar nisma inovatore të suksesshme të cilat kanë prekur drejtpërdrejtë nevojat dhe interesat e komunitetit të PAK-ve, të cilat janë vlerësuar të dobishme dhe me interes të përgjithshëm shoqëror.
 
Shoqata Down Syndrome Kosova është anëtare me të drejta të plota në Down Syndrome International (DSI), European Down Syndrome Association (EDSA), Down Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), Caravan, anëtare në Shoqatën Europiane  të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar (EASPD), Koalicioni Për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF, CIVIKOS,  Rrjetin  e Grave të Kosovës – RRKG, etj. Shoqata Down Syndrome Kosova ka programet e saj të shtrira në pesë regjione; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren,Ferizaj dhe Gjilanë.
  1. Programi për Intervenim dhe Edukim të Hershëm (PIEH)
  2. Programi për Autonomi dhe Aftësim Profesional (PAAP)
Objektiva

Shoqata Down Syndrome Kosova, kërkon të angazhojë një auditor/kompani për të audituar shoqatën për peiudhen Janar-Dhjetor 2024.
 
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
 
Nga auditori/ja apo kompania pritet;
  • Pregaditja e Raportimit të Auditit.
  • Dorëzimi i raportit të shkruar final tek Down Syndrome Kosova jo më vonë se pesë (5) ditë pune pasi të ketë pranuar dhe inkorporuar komentet e mundshme nga DSK.
  • Raporti i Auditorit të jetë në gjuhën shqipe dhe angleze.
 
Angazhimi:
 
Auditori/ja/ Kompania do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim nga Down Syndrome Kosova. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.
 
Kushtet e Pagesës:
 
Pagesa e të angazhuarit/es do të bëhet në bazë të kushteve të përcaktuara në kontratën e shërbimit që do të përgatitet nga Down Syndrome Kosova e do nënshkruhet nga i/e angazhuari/a. Pagesa do të realizohet përmes transaksionit bankar në valutën Euro.  Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të angazhimit.
 
Dokumentet dhe procedura për aplikim:
 
  • Kopjen e certifikatës/Licences për auditor;
  • Kopjen e certifikatës,numrin Unike te biznesit;
  • Një letër Reference;
  • Të dhënat e regjistrimit dhe licencat profesionale
  • Curriculum Vitae (CV)
  • Propozimi financiar*
  • Prezantimi i kompanisë (historiku, misioni, dhe vlerat).
  • Përvoja në sektorin përkatës te auditimit
  • Certifikimet dhe kualifikimet e stafit.
  •   Përvoja dhe ekspertiza e stafit në sektorë specifikë.
  • *Kërkesa financiare duhet të jetë e detajizuar për secilën punë që do të realizohet.
 
Aplikacionet mund të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën:
info@downsyndromekosova.org  apo ne formë fizike ne zyret e DSK-es në Prishtinë me subjektin Aplikim: Për Auditim të OJQ-ës, në adresë: Rruga Nazmi Mustafa ( Qytetza Pejton).

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është: 05.02.2025
 
Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet