1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Shoqata Down Syndrome Kosova - Qendra në Prizren - në kuadër të Programit për Autonomi dhe Aftësim Profesional, shpall konkurs për vend të lirë pune në pozitën e mëposhtme.

Pozita e punës / Punëtor/e Social/e (Zëvendësim I pushimit të Lehonisë)

Departamenti / Programi për Autonomi dhe Aftësim Profesional

Vendi/ Down Syndrome Kosova – qendra Prizren

Data e fillimit / 01.10.2025

Orari I punës / 09:00-16:00

Përshkrim i organizatës 

Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, e themeluar në vitin 2007 nga prindërit e personave me sindromën Down. Misioni i Shoqatës Down Syndrome Kosova është: Promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre.

Kualifikimet / Përvoja e punës 

  • Diplomë  të studimeve themelore në fushën e Punës Sociale, Psikologji, ose fushave të tjera sociale. 
  • Master / përparësi 
  • Licencë pune
  • Të  ketë njohuri të gjuhës Angleze
  • Të ketë njohuri mbi sindromën Down dhe specifikat e zhvillimit psiko-social tek personat  me sindromë Down
  • Të ketë përvojë pune me personat me aftësi të kufizuar
  • Të ketë aftësi të mira në punën grupore  
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi 
  • Të ketë njohuri mbi të drejtat, mbrojtjen dhe politika për mbrotje të fëmijëve dhe politikën për mbrojtja nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual.

Detyrat dhe Përgjegjësitë 

  • Të ofrojë shërbim për personat me sindromë Down, grup mosha mbi 12 vjeç, me profesionalizëm të lartë në kuadër të Programit për Autonomi dhe Aftësim Profesional.
  • Të realizoj vlerësimet në bazë të formateve të përcaktuara për secilin përfitues/e  që është pjesë e programit.
  • Të hartoje planin individual për secilin/ën person me aftësi të kufizuar që do të jetë pjesë e programit.
  • Të koordinojë grupin e praktikantëve në kuadër të programit për të arritur objektivat ditore të personave me aftësi të kufizuar.
  • Të mbushet dhe monitoroje grupin e praktikantëve që punojnë në kuadër të programit
  • Të kontrolloje në baza ditore raportet e realizuara nga praktikantët.
  • Të përgatisë raporte ditor ku reflektohet analiza e performancës të secilit person në kuadër të programit.
  • Të jetë i/e hapur për mbajtjen e takimeve me prindërit/familjarët apo kujdestare ligjor ne raste kur është e nevojshme.
  • Këshillon dhe mbështet familjet e personave të cilët/at janë të kyçur ne program
  • Të bashkëpunojë me pjesën tjetër të stafit dhe punëtorët social të qendrave të tjera të DSK-së.
  • Të respektojë dhe veprojë në linjë me rregulloret e brendshme të institucionit.
  • Të mbajë përgjegjësi për cilësinë dhe përmbajtjen e shërbimit të ofruar .
  • Të raportojë për punën e kryer tek Përgjegjësi/ja e shërbimeve – i/e cili/a raporton tek Menaxheri/ja Qendrës dhe Udhëheqësja Nacionale të programeve të shërbimeve.

Të gjithë të interesuarit/at duhet të dërgojnë:

  • CV të përditësuar
  • Diplomë të studimeve themelore
  • Letër motivimi
  • Letër Referencë
  • Subjekti: Aplikim – Punëtore Sociale - Qendra në Prizren në e-mail adresën: mimoza.rogova@downsyndromekosova.com

Afati i aplikimit: 28/08/2025– 04/09/2025

Të përzgjedhurit/at do të kontaktohen nëpërmjet e-mail dhe do t’i nënshtrohen fazës së I-rë të rekrutimit për të vazhduar më tutje.

Faza e I-rë: testim me shkrim
Faza e II-të: Intervistë pune 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet