1
ULTRA

Arkitekt/e (Dizajner/e Interieri), Projektues/e (Përgatitje e Prodhimit), Project Manager (Sektori i Interierit)

Ruaj
Di Casa Home Design
Follow
(LEXO MË SHUMË PËR KËTË KOMPANI)
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

DI CASA

ARKITEKT / DIZAJNER INTERIERI

Kompania jonë, e specializuar në projektimin dhe prodhimin e interiereve dhe mobilieve të nivelit të lartë, shpall konkurs pune për pozicionin Arkitekt/e – Dizajner/e Interieri. Kërkojmë një profesionist me përvojë në industrinë e mobilieve, i aftë të zhvillojë projekte funksionale dhe estetikisht të avancuara, duke marrë parasysh edhe realizueshmërinë e tyre në prodhim.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Projektimi dhe dizajnimi i hapësirave të brendshme, rezidenciale dhe komerciale.
  • Hartimi dhe zhvillimi i projekteve të mobilieve sipas kërkesave të klientëve.
  • Përgatitja e vizualizimeve dhe dokumentacionit të nevojshëm për realizimin e projektit.
  • Bashkëpunimi me sektorin e prodhimit dhe ekipet teknike gjatë realizimit të projekteve.
  • Përzgjedhja e materialeve dhe zgjidhjeve të përshtatshme për prodhim.
  • Ndjekja e projektit nga koncepti fillestar deri në fazën e realizimit.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Diplomë universitare në Arkitekturë, Dizajn Interieri apo drejtim të ngjashëm.
  • 3–5 vite përvojë pune, preferohet përvojë direkte në industrinë e mobilieve dhe interierit.
  • Njohuri të mira të proceseve të projektimit dhe realizimit të mobilieve.
  • Njohuri të materialeve të zdrukthëtarisë, përfshirë MDF, ivericë, furnir dhe materiale të tjera të përdorura në prodhim.
  • Aftësi të mira organizative, kreative dhe komunikuese.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në koordinim me ekipet e tjera.

Çfarë Ofrojmë:

  • Pagë konkurruese në përputhje me përvojën dhe aftësitë profesionale.
  • Shujtë dhe transport.
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
  • Mundësi për të punuar në projekte të ndryshme rezidenciale dhe komerciale.
  • Përfshirje direkte në procesin nga projektimi deri te prodhimi dhe realizimi final.

Mënyra e Aplikimit:

Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe Portofolin e punëve (Portfolio) në:

Numri Kontaktues : +383 48 600 002 – WhatsApp / Viber
Email : dion.idrizi@dicasahome.com

Prishtinë

DI CASA


ZYRË PROJEKTUESE / PËRGATITJE E PRODHIMIT

Kompania jonë, e specializuar në projektimin dhe prodhimin e mobilieve dhe interiereve me teknologji të avancuar, shpall konkurs pune për pozicionin Projektues/e – Përgatitje e Prodhimit.
Kërkojmë një profesionist/e me përvojë në industrinë e mobilieve, i cili/e cila zotëron jo vetëm projektimin teknik, por mbi të gjitha logjikën konstruktive të mobilierisë, njohjen e zdrukthëtarisë dhe përgatitjen e projekteve për prodhim.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Projektimi dhe zbërthimi teknik i mobilieve, me fokus të veçantë në konstruksionin e korpusit dhe detajet e zdrukthëtarisë.
  • Zhvillimi teknik i kuzhinave, garderobave dhe mobilieve të tjera nga projekti deri në fazën e gatshme për prodhim.
  • Përgatitja dhe kontrollimi i dokumentacionit teknik për fabrikë.
  • Përcaktimi dhe nxjerrja e saktë e normativave të materialeve, mekanizmave, fitingjeve dhe aksesorëve.
  • Optimizimi i materialeve dhe përgatitja e projekteve për proceset e prodhimit.
  • Përgatitja e skedarëve dhe të dhënave të nevojshme për makineritë CNC dhe proceset e prerjes.
  • Koordinimi i vazhdueshëm me sektorin e prodhimit për të siguruar saktësi dhe vazhdimësi të procesit të punës.
  • Kontrollimi i detajeve konstruktive para lëshimit të projektit në prodhim.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Minimum 4–5 vite përvojë pune në pozicione të ngjashme në industrinë e mobilieve.
  • Njohja e programit Corpus është kusht i domosdoshëm.
  • Njohuri të thella dhe praktike të zdrukthëtarisë dhe konstruksionit të mobilieve.
  • Kuptim i plotë i mënyrës së prodhimit, montimit dhe funksionimit të mobilieve.
  • Njohuri të mira të materialeve, mekanizmave, fitingjeve dhe aksesorëve të përdorur në industrinë e mobilieve.
  • Saktësi e lartë në kalkulime dhe vëmendje ndaj detajeve teknike.
  • Aftësi analitike dhe për zgjidhjen e problemeve teknike.
  • Aftësi për të punuar në dinamikën e prodhimit dhe për të bashkëpunuar ngushtë me ekipin e fabrikës.

Çfarë Ofrojmë:

  • Pagë konkurruese në përputhje me përvojën dhe përgjegjësitë e pozitës.
  • Shujtë dhe transport.
  • Ambient pune modern dhe profesional.
  • Punë me teknologji dhe sisteme të avancuara të prodhimit.
  • Stabilitet afatgjatë dhe mundësi për zhvillim profesional.

Mënyra e Aplikimit:

Të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar CV-në në:

Numri kontaktues: +383 48 600 002 – WhatsApp / Viber
Email: dion.idrizi@dicasahome.com
Prishtinë


DI CASA – PROJECT MANAGER / SEKTORI I INTERIERIT

Kompania jonë, e specializuar në projektimin, prodhimin dhe realizimin e interiereve dhe mobilieve të nivelit të lartë, shpall konkurs pune për pozicionin Project Manager – Sektori i Interierit.
Kërkojmë një profesionist/e me përvojë në implementimin dhe menaxhimin e projekteve të interierit, i/e aftë të organizojë dhe koordinojë të gjitha fazat e realizimit të projektit, duke siguruar respektimin e afateve, cilësisë dhe standardeve të kompanisë.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Menaxhimi i projekteve të interierit nga faza e aprovimit deri në realizimin dhe dorëzimin final.
  • Planifikimi dhe koordinimi i procesit të implementimit të projekteve.
  • Organizimi dhe koordinimi i ekipeve të montimit dhe stafit të përfshirë në realizimin e projektit.
  • Mbikëqyrja e punimeve në terren dhe sigurimi që realizimi të jetë në përputhje me projektin e aprovuar.
  • Koordinimi ndërmjet klientit, arkitektëve, prodhimit, montimit dhe sektorëve të tjerë të kompanisë.
  • Planifikimi dhe monitorimi i afateve të realizimit të projekteve.
  • Kontrolli i cilësisë së punimeve gjatë procesit të implementimit.
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave që mund të paraqiten gjatë realizimit të projektit.
  • Raportimi mbi progresin dhe statusin e projekteve.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Përvojë pune në menaxhimin dhe implementimin e projekteve të interierit, mobilieve apo fushave të ngjashme.
  • Njohuri të mira të proceseve të realizimit të interiereve, nga prodhimi deri te montimi final.
  • Aftësi të avancuara në organizimin dhe koordinimin e ekipeve dhe proceseve të punës.
  • Aftësi për të menaxhuar disa projekte dhe prioritete njëkohësisht.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe profesionale në raport me klientët dhe ekipet e punës.
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve gjatë implementimit të projekteve.
  • Përgjegjësi, saktësi dhe orientim i lartë ndaj cilësisë dhe respektimit të afateve.
  • Njohja e materialeve dhe proceseve të industrisë së mobilieve konsiderohet përparësi.

Çfarë Ofrojmë:

  • Pagë konkurruese në përputhje me përvojën dhe përgjegjësitë e pozitës.
  • Shujtë dhe transport.
  • Ambient pune profesional dhe dinamik.
  • Mundësi për të menaxhuar dhe realizuar projekte të ndryshme rezidenciale dhe komerciale.
  • Stabilitet afatgjatë dhe mundësi për zhvillim profesional.

Mënyra e Aplikimit:

Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar CV-në në:

Numri Kontaktues: +383 48 600 002 – WhatsApp / Viber
Email: dion.idrizi@dicasahome.com
Prishtinë

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet