Pozita: Recepsionist / Recepsioniste
Kompania: Derand Hotel
Lokacioni: Prishtinë
Orari: Full-time (me ndërrime)
Përvojë minimale: 5 vite relevante
Angazhim: Afatgjatë (long-term)
Derand Hotel shpall konkurs për pozitën Recepsionist / Recepsioniste, rol kyç operacional dhe pika e parë e kontaktit me mysafirët. Derand Hotel është hotel urban me standarde të larta shërbimi dhe fokus në organizim, korrektësi dhe përvojë të qëndrueshme për mysafirët. Kërkojmë kandidat/e me përvojë të dëshmuar, qasje profesionale dhe stabilitet në punë, me synim bashkëpunim afatgjatë dhe pjesëmarrje aktive në ruajtjen e standardeve të hotelit.
Përgjegjësitë Kryesore
- Mirëpritja dhe regjistrimi i mysafirëve (check-in / check-out) sipas procedurave
- Menaxhimi i rezervimeve dhe përditësimi i të dhënave në sistem (PMS) me saktësi të plotë
- Përpunimi korrekt i pagesave (cash / kartelë), menaxhimi i arkës dhe lëshimi i dokumentacionit përkatës
- Trajtimi profesional i ankesave dhe kërkesave, me fokus në zgjidhje dhe standard shërbimi
- Koordinimi i vazhdueshëm me housekeeping, mirëmbajtje dhe departamentet tjera për funksionim efikas
- Përgatitja e raporteve të ndërrimit (check-in/out, pagesa cash/CC, transaksione, ndryshime dhomash, faturime) dhe dorëzimi korrekt i ndërrimit
- Respektimi strikt i standardeve të hotelit, rregulloreve të brendshme dhe konfidencialitetit
Kriteret e Kërkuara
- Minimum 5 vite përvojë në recepsion/hotelieri
- Përvojë praktike me PMS dhe njohuri të mira kompjuterike
- Aftësi shumë të mira komunikuese, paraqitje profesionale dhe etikë pune
- Aftësi organizative, saktësi në detaje dhe përgjegjësi në menaxhimin e arkës/dokumentacionit
- Aftësi për të menaxhuar situata me presion dhe për të ruajtur standard shërbimi në çdo rast
- Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe; anglishtja e domosdoshme (gjuhë të tjera përparësi)
- Stabilitet dhe interes për angazhim afatgjatë
- Referenca nga punëdhënësi i mëparshëm (përparësi)
- Aftësi për të propozuar opsione të përshtatshme për mysafirët (p.sh. upgrade dhome ose shërbime shtesë) në mënyrë profesionale
- Përvojë me OTA/Channel Manager (Booking, Expedia, etj.) është përparësi
- Konfidencialitet i lartë dhe korrektësi në trajtimin e të dhënave të mysafirëve
Ofrohet
- Pozitë me stabilitet dhe fokus në bashkëpunim afatgjatë
- Ambient profesional dhe i strukturuar pune me standarde të qarta
- Trajnim sipas procedurave dhe standardeve të hotelit
- Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe performancën
Aplikimi
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në përmes butonit të mëposhtëm ose tek hr@derandhotel.com
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për interviste
