Agjent/e i/e Shitjes
DENTAL DAY PO ZGJERON EKIPIN!
Kërkojmë Agjent/e të Shitjeve – Prishtinë
A je komunikues/e, energjik/e dhe i/e motivuar për sukses? Dëshiron të zhvillosh karrierën në sektorin dentar? Atëherë, bëhu pjesë e ekipit të Dental Day!
Dental Day, depo e produkteve dhe materialeve dentare, kërkon një person të motivuar për pozitën Agjent/e i/e Shitjeve për Prishtinë dhe rrethinë.
Detyrat kryesore
- Vizita dhe komunikim me ordinanca dentare, klinika dhe laboratorë dentarë.
- Promovimi dhe shitja e produkteve dentare.
- Gjetja e klientëve të rinj dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues.
- Përcjellja e porosive, ofertave dhe pagesave.
- Raportimi i aktiviteteve dhe arritja e objektivave të shitjes.
Po kërkojmë:
- Kandidatë me aftësi të mira komunikimi dhe negocimi.
- Persona të motivuar, të përgjegjshëm dhe të orientuar drejt rezultateve.
- Përvojë në shitje përbën përparësi.
- Dentistët dhe laborantët dentarë në vitin e fundit të studimeve janë të mirëpritur të aplikojnë!
- Patentë shoferi, kategoria B.
Çfarë ofrojmë?
- Pagë bazë dhe mundësi bonusi sipas rezultateve.
- Trajnim për produktet dhe materialet dentare.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Sigurim shendetesor
Si të aplikoni?
Dërgoni CV-në tuaj në: info@dentalday-ks.com
Afati i aplikimit: 30.10.2026
Lokacioni: Prishtinë dhe rrethinë
Bashkohu me Dental Day dhe ndërto të ardhmen tënde profesionale me ne!