SHPALLJE PUNE
Shitës Ambulantiv dhe Depoist
Water Group Kosova SH.P.K. – Uji Crystal kërkon Shitës Ambulantiv dhe Depoist për depon e re në Xërxë.
Çfarë ofrojmë:
- Kontratë të rregullt pune.
- Pagë fikse.
- Kontribute pensionale të paguara rregullisht.
- Pushim vjetor të paguar dhe pushime të tjera sipas Ligjit të Punës.
- Pagesë të orëve shtesë sipas Ligjit të Punës.
Për shitësin ambulantiv ofrohet edhe bonus sipas rezultateve të shitjes.
Terreni i shitjes: Pejë
Puna përfshin shitjen dhe shpërndarjen e produkteve Crystal te klientët ekzistues dhe gjetjen e klientëve të rinj në Pejë, me automjetin e kompanisë.
Baza e punës është në Xërxë. Nisja dhe kthimi bëhen çdo ditë në depo, prandaj kërkohen kandidatë me vendbanim në Xërxë, Gjakovë ose Prizren.
Detyrat
- Vizita te klientët, shitje dhe dorëzim i produkteve.
- Gjetja e klientëve të rinj dhe zhvillimi i shitjes në terrenin e caktuar.
- Ngarkimi i mallit në depo dhe shkarkimi te klientët.
- Respektimi i çmimeve të kompanisë, inkasimi i pagesave dhe barazimi ditor i mallit, faturave dhe parave. • Kujdesi për automjetin dhe komunikimi korrekt me klientët.
Kërkesat
- Patentë shoferi kategoria B – e domosdoshme.
- Aftësi komunikimi dhe shitjeje.
- Përgjegjësi me mallin, pagesat dhe orarin.
- Gatishmëri për punë në terren dhe ngarkim-shkarkim.
- Përvoja në shitje ose shpërndarje dhe njohja e terrenit të Pejës janë përparësi.
Depoist në Xërxë
Puna përfshin pranimin dhe sistemimin e mallit, përgatitjen e porosive dhe ngarkim-shkarkimin e automjeteve të shpërndarjes.
Detyrat
- Pranimi dhe kontrollimi i mallit sipas dokumentacionit.
- Sistemimi i produkteve dhe përgatitja e porosive për shpërndarje.
- Ngarkim-shkarkimi i mallit dhe përdorimi i pirunarit.
- Evidentimi i hyrje-daljeve, kontrollimi i stokut dhe raportimi i mungesave ose dëmtimeve.
- Mbajtja e rendit dhe pastërtisë në depo dhe kujdesi për pajisjet.
Kërkesat
- Patentë shoferi kategoria B – e domosdoshme.
- Aftësi praktike për të vozitur dhe përdorur pirunarin – e domosdoshme.
- Saktësi në numërimin dhe dorëzimin e mallit.
- Gatishmëri për punë fizike dhe bashkëpunim me ekipin.
- Përvoja e mëparshme në depo është përparësi.
Aplikimi
Dërgoni emrin, vendbanimin, numrin e telefonit dhe një përshkrim të shkurtër të përvojës, duke shënuar pozitën për të cilën aplikoni.
Mund të dërgoni edhe CV, por nuk është e domosdoshme.
Email: watergroupkosova@gmail.com
Telefon: +383 46 244 000
Pozitat për aplikim
Shitës ambulantiv – Xërxë
Depoist – Xërxë