KosovaJob
Cineplexx International PREMIUM+

Full Time Concession

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Retail dhe Distribuim Skadon më 8 tetor 2026
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

Mundësi Punësimi – FULL TIME CONCESSION

CINEPLEXX International, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të kinemave me mbi 50 vite eksperiencë në industrinë e filmit, po kërkon kandidatë të rinj për t’iu bashkuar ekipit tonë në Cineplexx Prishtina, Albi Mall.

Aktualisht jemi duke kërkuar kandidatë për pozitën:

FULL TIME – CONCESSION

Përgjegjësitë kryesore:

  • Shërbimi profesional ndaj klientëve dhe krijimi i një eksperience të këndshme për vizitorët;
  • Shitja e produkteve ushqimore dhe pijeve në zonën Concession;
  • Menaxhimi i arkës dhe përgjegjësia për pikën e caktuar të punës;
  • Ofrimi i informatave dhe asistencës për vizitorët e kinemasë;
  • Kontrollimi i biletave dhe orientimi i vizitorëve drejt sallave të kinemasë;
  • Mirëmbajtja, organizimi dhe pastërtia e hapësirës së punës sipas standardeve të kompanisë;
  • Mbështetja në aktivitetet ditore, premierat dhe eventet e organizuara në kinema;
  • Bashkëpunimi me ekipin dhe menaxhmentin për realizimin e detyrave ditore.

Kërkesat:

  • Aftësi të mira komunikimi dhe orientim drejt shërbimit ndaj klientit;
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për punë në ekip;
  • Përvoja paraprake në shitje apo shërbim ndaj klientëve konsiderohet përparësi;
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi;
  • Gatishmëri për të punuar me orar të plotë dhe me ndërrime;
  • Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar aftësi të reja profesionale.

CINEPLEXX ju ofron:

  • Ambient pune profesional, dinamik dhe miqësor;
  • Mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale;
  • Eksperiencë pune në një kompani ndërkombëtare me standarde evropiane.

Nëse mendoni se jeni personi i duhur për ekipin tonë në Prishtinë, ju ftojmë të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj me fotografi personale në: kinema-rks@cineplexx.eu

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

 

Afati: 8 tetor 2026 · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
Cineplexx International
Retail dhe Distribuim
4Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 08/10/26 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë