HumanPower
Rreth nesh
Kush është HumanPower?
HumanPower është kompani e themeluar në Kosovë, aktiviteti i së cilës është rekrutimi i burimeve njerëzore.
Përderisa në periudhat më të hershme ka qenë mjaft e vështirë arritja e një kontakti direkt në mes të punëkërkuesve dhe punëmarrësve, në ditët e sotme kjo është mjaft e lehtë. HumanPower për herë të parë në Kosovë bashkëdyzon fuqinë punëtore me kompanitë dhe punëdhënësit në Republikën e Kosovës.
Kompania që nga themelimi por edhe në ditët e sotme vazhdon të krijojë marrëdhënie me biznese të industrive të ndryshme me qëllim të përmbushjes së nevojave të tyre sa i përket kërkesave për fuqi punëtore. Ky reputacion i ka mundësuar HumanPower që të tërheqë kandidatë me kualifikim të lartë.
Përmes shtrirjes së gjerë të saj, HumanPower ka arritur të miqësohet dhe bashkëpunojë me kompanitë kryesore në vend për punësimin e kuadrove, duke u bazuar në nevojat e tregut.
Fuqia punëtore është ajo e cila e fuqizon biznesin dhe anasjelltas, biznesi arrinë të forcojë fuqinë punëtore përmes kyçjes direkte në marrëdhënien e punës, prandaj krijimi i një raporti në mes të punëkërkuesve dhe punëdhënësve është hapi kryesor drejt avancimit të një biznesi dhe punëtori të ardhshëm, dhe kjo mundësohet direkt nga kompania Humanpower.
Kualifikimi dhe aftësia e kandidatit për pozitën konkrete si dhe mundësia dhe integriteti i biznesit konkret janë elemente në të cilat e bazon veprimtarinë HumanPower.
Pyetjet:
Kur u themelua kompania HumanPower?
HumanPower është kompani me bazë në Prishtinë, e themeluar në vitin 2015.
Cili është fokusi i HumanPower?
HumanPower për fokus kryesor ka kryerjen e shërbimeve për biznese vendore dhe ndërkombëtare me qëllim të fuqizimit dhe rritjes së resurseve të tyre të punës në tregun kosovar.
Kush janë klientë të HumanPower?
Disa nga klientët e HumanPower janë: Teleperformanca, ACIBADEM, ContourGlobal Meridian Corporation, Inditex Group,
Si bëhet përzgjedhja e kandidatëve nga HumanPower?
HumanPower paraqitet si një shërbim i avancuar sa i përket rekrutimit të fuqisë punëtore dhe përzgjedhja bëhet në sajë të njerëzve profesional, të kualifikuar dhe me përvojë në fusha konkrete. Nëpërmjet bazës së të dhënave që posedon kompania bëhet përzgjedhja e kandidatëve më të kualifikuar të cilët aplikojnë për pozita të caktuara të punës, pastaj filtrimi dhe kontaktimi i tyre për intervista.
Pozitat e hapura 1
Qëndro i informuar
Ndiqe këtë kompani dhe merr njoftim për pozita të reja, lajme dhe mundësi të ardhshme.


