KosovaJob

Sarajeva Steak House

1 ndjekës 12 shikime 0 shpallje aktive
Zona Industriale (Veternik), Albi Mall (kati 2) Pristina 10000, Prishtinë sarajevasteak.com
Vlerësimin e sheh vetëm KosovaJob

Rreth nesh

Tradita e krijuar në skarë nga familja Begler dhe Agallar, prej fundit të viteve të 50-ta në Sarajevë, fundit të viteve të 60-ta në Prizren dhe fundit të viteve të 70-ta në Prishtinë përbën sot fondamentet e Sarajeva Steak House dhe Grill Sarajeva.

Brendimi gradual i filluar nga qebaptorja Sarajeva në Prishtinë në vitin 2007, kurorëzohet në vitin 2010 me hapjen e Grill Sarajeva në Albi Mall dhe në vitin 2012 në Albi Outlet, për të vazhduar më tutje bashkëpunimin me partnerët edhe në hapjen e Sarajeva Steak House në Marigona, Albi Mall dhe Rrugën B.

Sarajeva Steak House sot nderon traditën shumëvjeçare, duke ofruar: ushqim cilësor me meny të përgatitur nga mjeshtrit e kuzhinës e skarës për të kënaqur shijen dhe plotësuar dëshirat e myshterinjve; ambient modern e relaksues për të respektuar secilin person; si dhe shërbim të nivelit superior për ta befasuar secilën herë atë.

Disiplina, durimi e pastërtia janë vlera të hershme te Sarajeva, të cilat sot te Sarajeva Steak House janë plotësuar edhe me inovacionin, teknologjinë dhe marketingun, duke e bërë atë lider të sektorit në Kosovë.
Sarajeva Steak House beson në mikpritje dhe synon që me çdo kusht të ofrojë kënaqësi për klientët e saj.

Pozitat e hapura 0

Nuk ka pozita të hapura tani. Ndiqe kompaninë dhe të njoftojmë kur hapet një shpallje.

Qëndro i informuar

Ndiqe këtë kompani dhe merr njoftim për pozita të reja, lajme dhe mundësi të ardhshme.

Kompani të ngjashme