NPL Pallati i Rinisë SHA i ndërtuar më 19.11.1977 me sipërfaqe shfrytëzuese prej 8136 m², paraqet pjesën më atraktive të përmbajtjes së Qendrës i cili çdo ditë dhe në mënyrë kontinuale shfrytëzohet nga qytetarë te Prishtinës. “Pallati i Rinisë” me lokacion në Prishtinë si kompleks përfshinë manifestimet e karakterit të ndryshëm si shoqëror, publik, kulturor, zbavitës, sportiv-rekreativ, dhe ekonomik.
Salla e Kuqe
Me sipërfaqe prej 762 m² dhe 550 ulëse, ku zhvillohen aktivitete të ndryshme promovuese, kulturore dhe artistike me karakter vendor dhe ndërkombëtar si:
- Festivale të muzikes klasike dhe të tjera.
- Koncerte.
- Debate publike.
- Seminare te ndryshme.
- Ngjarje të ndryshme, edukative, kultorore dhe promovuese.
Salla e Ateliesë
Me sipërfaqe prej 762m², e cila është e dedikuar për organizimin e ekspozitave arstisike dhe projekteve të ndryshme me karakter promovues dhe kulturor si për:
- Projekte të ndryshme të ekspozitave me iniciativë vetanake dhe kolektive.
- Panaire me karakter ekonomik dhe kulturor.
- Ekspozita të artizanatëve.
- Performanca artistike.
- Sfilata mode.
Sallat e Sporteve
NPL Pallati i Rinisë SHA përmban Sallën e vogël dhe gjashtë salla(ushtrimore) të destinuara për aktivitetet sportive me të gjitha pjesët përcjellëse.
Salla e vogël e Sportit e përbërë me një sipërfaqe prej 1450m², arenë dhe tribina për 1800 shikues.
Kjo sallë shfrytëzohet për aktivitete të ndryshme sportive si: basketboll, hendboll, volejboll, boks, kik boks, mundje, xhudo, karate, tekwando, ping pong.
Salla për treningje
- Salla nr.123, me sipërfaqe prej 200m² e dedikuar për mundje dhe xhudo, karate, tekvando, aikido;
- Salla nr.124, me sipërfaqe prej 180m² e dedikuar për boks, kikboks;
- Salla nr.125, me sipërfaqe prej 222m² e dedikuar për PingPong;
- Salla nr.126 me sipërqafe prej 285m², e dedikuar për gjimnastikë sportive si dhe për garuesgjimnastike akrobatike, gjimnastikë ritmike, gjimnastikë korrektuese aerobikë, vallëzim modern(grauese).
- Salla e qitjes me pushkë ajrore me sipërfaqe prej 250m² si dhe Trim kabineti me sipërfaqe 104m² dhe klubi i bodybillding.
Hapësirat e mjekësisë sportive kanë një sipërfaqe prej 480m² , dhe janë të pajisura me ambulancë dhe mjete adekuate bashkëkohore për kujdesin shëndëtsor të të gjithë sportistëve.


