KosovaJob
Burimi VDD

Agjent i Shitjes në Terren (2) (Rajoni Prishtinë dhe Rajoni Verior)

Lokacioni Prishtinë, Mitrovicë, Podujevë, Drenas, Kastriot, Fushë Kosovë Orari Full Time Kategoria Retail dhe Distribuim Skadon më 10 tetor 2026
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

KËRKOHEN 2 AGJENTË TË SHITJES NË TERREN

Kompania jonë, në kuadër të zgjerimit dhe zhvillimit të rrjetit të shitjes në tregun e Kosovës, shpall konkurs për dy pozita:

AGJENT I SHITJES – RAJONI PRISHTINË – Kanali TT

Territori i përgjegjësisë:

  • Prishtinë
  • Fushë Kosovë
  • Obiliq

AGJENT I SHITJES – RAJONI VERIOR – te gjitha Kanalet

Territori i përgjegjësisë:

  • Drenicë
  • Mitrovicë
  • Podujevë

DETYRAT DHE PERGJEGJESITE

  • Të marrë porositë nga klientët në mënyrë të saktë dhe profesionale.
  • Të sigurojë që porositë të përcillen sipas procedurave të kompanisë.
  • Të përcjellë disponueshmërinë dhe stokun e produkteve te klientët.\
  • Të identifikojë pika të reja potenciale për shitje.
  • Të zhvillojë vazhdimisht rrjetin e klientëve.
  • Të monitorojë potencialin e secilit qytet dhe zonë.
  • Të propozojë mundësi të reja për zgjerimin e distribucionit.
  • Të kontrollojë prezencën dhe disponueshmërinë e produkteve në pikat e shitjes.
  • Të monitorojë stokun e produkteve.
  • Të sigurojë ekspozimin dhe pozicionimin e duhur të produkteve.
  • Të kontrollojë zbatimin e standardeve të merchandising-ut.

KUALIFIKMET DHE KRITERET

  • Përvojë në shitje, preferohet në sektorin FMCG, distribucion ose retail.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negocimi.
  • Aftësi për krijimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve me klientët.
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhim të kohës.
  • Gatishmëri për punë intensive në terren.
  • Njohuri të tregut në rajonin për të cilin aplikon.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të arritur objektiva.
  • Njohuri bazike të Microsoft Excel dhe përdorimit të aplikacioneve të punës.
  • Patentë shoferi – Kategoria B.
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe integritet profesional.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes email-it: vddburimi@gmail.com apo numrit kontaktues +383 49975724

Afati: 10 tetor 2026 · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
Burimi VDD
Retail dhe Distribuim · Prishtine
4Ndjekës
2Shpallje aktive
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 10/10/26 (Ka skaduar!)
Orari Full Time